Supermaska, që u jep zgjidhje problemeve të fytyrës

Maskimi i shumëfishtë ose multi- maskimi ju bën të dukeni qesharake, por ju jep lëkurë të shëndetshme. Keni lëkurë me probleme, por nuk keni kohë për t’i dhënë çdo shqetësimi, vëmendjen që ka nevojë? I keni faqet e thata, mjekrën e yndyrshme, ballin e rrudhosur dhe njëkohësisht doni që këto probleme të eliminohen në një kohë të shpejtë?

Normalisht, ju nuk mund të dëboni të gjitha problemet e lëkurës tuaj brenda natës. Por ka një teknikë të re që e bën më të lehtë punën tuaj, për t’i dhënë të gjithë dashurinë që i duhet. Multi-maskimi duke përdorur dy ose më shumë maska në fytyrë në të njëjtën kohë, ju lejon të shmangni problemet tuaja. Në këtë mënyrë ju kurseni kohë pa sakrifikuar rezultatin.
Qëllimi është për të trajtuar çdo fushë të fytyrës me atë që ajo ka nevojë, për të patur një rezultat të balancuar. Pra, në qoftë se ju keni një vaj T-Zone, por faqe jashtëzakonisht të thata, ju mund të përdorni 2 maska të veçanta që eleminojnë këto shqetësime.

Kuptoni cilat janë nevojat e lëkurës suaj

Shqetësimet tuaja të lëkurës nuk janë gjithmonë ato që mund të duken, kështu që është e mençur që të konsultoheni me një profesionist para se të aplikoni maskat. Mund të shihen disa shenja për të kuptuar realisht se çfarë duhet. Në qoftë se ju jeni duke përjetuar një shqetsim në vetëm një fushë është e lehtë për të trajtuar vetëm atë zonë me një maskë. Kështu nëse jeni duke kërkuar për të mbajtur lagështinë e lëkurës suaj, aplikoni një balancim ose një maskë hidratuese. Nëse jeni duke vuajtur nga qeset nën sytë tuaj, aplikoni një maskë vetëm për poshtë syve.

maskim

Çfarë lloje të maskash ju duhen?

Multi-maskimi është përzierje që përmban të paktën tre lloje maskash. Një hidratuese e thellë dhe zbutëse, një maskë me baltë pastrimi dhe një maskë që zbut dhe ndriçon lëkurën. Konsiderojini këto bazat tuaja.

Sa shpesh ju duhet një multi-mask

Ju mund ta përdorni një multi-maskë aq shpesh, siç mund të përdorni çdo maskë tradicionale, e cila zakonisht përdoret një ose dy herë në javë. Ju mund të provoni teknikën edhe më shpesh nëse zgjidhni të përdorni produkte më të buta. Nëse ju rrini me një qetësuese, pra maskë qetësuese ose hidratuese, keni mundësi ta përdorni tre ose më shumë herë në javë, në varësi të tolerancës së lëkurës suaj për trajtim.

Këshilla për përdorimin e maskës në dimër

Në muajt e ftohtë duhet të kemi parasysh llojin e lëkurës. Nuk do të ishte mirë maskimi për të shtuar hidratimin, të paktën jo për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë këtu edhe lëkurat e yndyrshme.Kjo do të thotë se të paturit e lëkurës me vaj mund të jetë simptomë e dehidratimit. Këto produkte mund ta bëjnë në fakt problemin më keq, sepse çështja e vërtetë është se lëkura është thellësisht i dehidratuar dhe duke u përpjekur për të mbrojtur veten ajo mund të jetë duke prodhuar vaj ekstra.
Me fjalë të tjera, gërmoni më thellë para se të bëni diçka të nxituar. Njihu mirë me lëkurëm tënde dhe problemin që ajo mund të ketë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*