Alarmi i mjekëve/ Modeli Kim Kardashian, po vret gjimnazistet shqiptare

Asnjë strukturë shtetërore nuk kontrollon cilësinë e produkteve, që t’i bëjnë buzët “ komerdare”. Mjekët në alarm.

Modeli alla Kim Kardashian, me buzë të fryra, mollëza të mavijosura apo qoftë edhe mbushje të rrudhave të ekspresivitetit, po frymëzon masivisht të rejat shqiptare.
Por ndërsa gratë Kardashian përdorin metodat nga më profesionalet për të qenë kukulla të bukura, gratë shqiptare, e sidomos vajzat e reja, çdo ditë po bien pre e parukierëve, estetisteve të cilat guxojnë të bëjnë injeksione botoksi, apo gjithfarëlloj substancave, të cilat, rëndom merren me çanta edhe transportohen lehtësisht pa kurrëfarë kontrolli.
Injeksionet e botoksit, mbushjet e rrudhave apo teknika të tjera që në Bashkimit Evropian realizohen nga mjekë dermatologë, apo kirurgë plastikë, në Shqipëri realizohen nga parukierë dhe estetistë.
Kjo është e trishtueshme por edhe e rrezikshme sipas mjekëve dermatologë, por në vendin tonë askush nga vajzat nuk po shqetësohet për mënyrën, ambientin, profesionalizmin, më të cilët po fryhen buzët. Rëndësi ka vetëm efekti komerdare.
“Nuk ka asnjë strukturë e cila të kontrollojë produktet kozmetike, as Qendra e Kontrollit të Barnave nuk e ka në kompetencë kontrollin në parukeri apo qendra estetike. Produktet që përdoren merren me çanta edhe askush nuk di se ku dhe si ti kontrollojë. Duhet të ketë një strukturë që të bëjë kontrolle për cilësinë, për produktet, por edhe për cilësinë e substancave, pasi materiale të tilla mund të jenë të rrezikshme”, thotë Altin Goxhaj, drejtues prej shumë vitesh i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas tij, të dëmtuarit janë konsumatorët dhe ashtu si ushtrohen inspektimet në BE edhe në Shqipëri ka ardhur momenti që të bëhet kujdes, numri i parukerive është I madh dhe askush përveç inspektorëve të tatimeve nuk del në kontrolle. Këta inspektorë nuk kontrollojnë cilësinë e produkteve apo profesionalizmin e parukierëve të cilët po vetëshpallen dermatologë apo kirurgë plastikë.
Provuam që të merrnim një numër të saktë të numrit të parukerive dhe estetikave që ndodhen në kryeqytet, por ato regjistrohen si biznes i vogël dhe gjetja e një data base specifikisht për këtë kategori rezulton thuajse e pamundur.
Askujt nuk i ka vajtur në mendje të ngrejë problemin e silikonit, substancës së rrezikshme që përdoret në vendin tonë dhe e ndaluar prej kohësh në BE.
“Ju përdorni shprehjen “të ndaluara” , unë do te thosha :”me kryq të kuq”. Injeksione me substance që hyjnë në rrugë klandestine, nuk dihet se ku prodhohen dhe çfarë kanë në përmbajtje injektohen rëndom. Çmimi I ulët dhe padija bëjnë që këto substance të injektohen në parukeri, nëpër shtëpira e qendra estetike, nga njerëz jo profesionistë dhe në kushte krejtësisht të pakontrolluara.
Sipas saj, është koha qe ky “han me 7 porta” siç është bërë tregu i estetikës, të vihet nën kontroll. Duhet të ngrihen grupe pune të cilat të marrin edhe mendimin e profesionistëve dhe sidomos të ngrihen grupe kontrolli në terren.
“Natyra njerëzore kërkon perfeksionin në pamjen e jashtme dhe pjesë e këtij perfeksioni është prekja me ndërhyrje të tilla si fillers apo botox, fillimisht dhe mund të kërkohet edhe një ndërhyrje edhe më e avancuar që janë operacionet plastike. Të gjitha këto ndërhyrje realizohen EKSKLUZIVISHT VETEM nga mjekë dermatologë ose kirurgë plastikë. Rreziqet nuk janë vetëm për adoleshentët (që janë më vulnerabël si grup popullate, falë presionit social dhe mediatik), por edhe të rriturit. Të gjithë janë njësoj të rrezikuar. Lëkura është një organ si gjithë organet e tjera të trupit dhe të prekësh lëkurën është njësoj si të prekësh zemrën apo stomakun. Kush do ia besonte mjekimin e zemrës apo stomakut, parukierit apo berberit?” sqaron mjekja dermatologe, Erjona Shehu .

Dermatologia Erjona Shehu: Ndërhyrjet në fytyrë vetëm nga mjekët

Dritare.net: Ç’është ky model alla Kim Kardashian, të bëjmë gjithçka mundemi, që po shpartallon gratë dhe vajzat në veçanti?

Erjona Shehu: Kjo, nuk është ndonjë gjë e re! Dikur kanë qenë model Grace Kelly, Merilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Lady Diana. Tani (pavarësisht se mua më duket model shumë vulgar) është “lagjia Kardashian”. Këto lloj modelesh që nuk shesin asgjë veç përmasave dhe boshësisë së tyre, falë mediatizimit të pashkak, bëhen model edhe për të rejat dhe kjo është zhgënjyese. Një femër me stil dhe interesante, e arrirë, mesa duket tërheq më pak klikime se një femër e rëndomtë, por që zgjon kënaqësi dhe fantazi seksuale, falë formave të saj. E në këtë mënyrë, femrat vetë, bien ne kurthin e ndasisë gjinore, duke u stërmunduar për t’u kthyer në objekte seksuale. Fakti që vajzat e vogla në moshë janë viktimat e para dhe më të shumta në numër tregon edhe formimin e atyre që janë pre kaq të lehta.

Dritare.net:Rëndom estetistët dhe parukierët në Tiranë injektojnë substanca për të korrigjuar defekte (siç i quajnë ato). Kush duhet ti realizojë këto ndërhyrje dhe çfarë rreziqesh ka, sidomos për adoleshentet kur bien në duart e atyre personave që “i bien në qafë profesionit”?

Erjona Shehu:Natyra njerëzore kërkon perfeksionin në pamjen e jashtme dhe pjesë e këtij perfeksioni është prekja me ndërhyrje të tilla si fillers apo botox fillimisht dhe mund të kërkohet edhe një ndërhyrje edhe më e avancuar që janë operacionet plastike. Të gjitha këto ndërhyrje realizohen EKSKLUZIVISHT VETEM nga mjekë dermatologë ose kirurgë plastikë. Rreziqet nuk janë vetëm për adoleshentët (që janë më vulnerabël si grup popullate falë presionit social dhe mediatik), por edhe të rriturit. Të gjithë janë njësoj të rrezikuar. Lëkura është një organ si gjithë organet e tjera të trupit dhe të prekësh lëkurën është njësoj si të prekësh zemrën apo stomakun. Kush do ja besonte mjekimin e zemrës apo stomakut parukierit apo berberit!”

Dritare.net: Shqipëria është një territor ku futen substanca të cilat ne BE janë të ndaluara vitet e fundit, p.sh silikoni. Qytetarët nuk kanë dijet e duhura për t’u mbrojtur. Ka ardhur koha për një strukturë kontrolli, apo mbetet në ndërgjegjen e parukierëve, apo qoftë edhe dermatologëve?

Erjona Shehu: Ju përdorni shprehjen “të ndaluara” , unë do të thosha :”me kryq të kuq”. Injeksione me substance që hyjnë në rrugë klandestine, nuk dihet se ku prodhohen dhe çfarë kanë në përmbajtje injektohen rëndom. Çmimi i ulët dhe padija bëjnë që këto substance të injektohen në parukeri, nëpër shtëpira e qendra estetike, nga njerëz joprofesionistë dhe në kushte krejtësisht të pakontrolluara. Në qoftë se flisni për dermatologët, ju siguroj që ne punojmë me produkte të kontrolluara dhe të certifikuara nga FDA dhe BE, me të njëjtat produkte të sigurta dhe cilësore që përdoren në vendet e BE dhe në SHBA. Sa për ndërgjegjen e aplikuesve të substancave për të cilat ju flisni me shqetësim, nuk di çfarë të them!
Por me force, duhet të theksohet që është koha qe ky “han me 7 porta” siç është bërë tregu I estetikës të vihet nën kontroll. Duhet të ngrihen grupe pune të cilat të marrin edhe mendimin e profesionistëve dhe sidomos të ngrihen grupe kontrolli në terren. Situata kur në buzët e 15 vjeçarëve , aty ku priten flokë, futet çfarë të mundet duhet të marrë fund! /Dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*