Ekskluzive/ Dr. Erjona dhe sekretet e bukurisë së përjetshme

Nga Ambra Xhunga

Lëkura është më e ekspozuara, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes me mënyrën se si e trajtojmë. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme, erjona shehuduhet të  kuptojmë së shëndeti i lëkurës është higjienë më vete. Për t’u informuar më tej rreth higjienës së lëkurës, lexoni intervistën ekskluzive për dritare.net, me dermatologen Erjona Shehu.

Erjona është nga ato pak dermatologe që jo vetëm të  shëron, por edhe të mëson. Si të parandalosh dhe si të hysh në një botë aq të thjeshtë kujdesi për veten, që e ke injoruar para se të njihje dermatologen më komunikuese të kryeqytetit. Erjona drejton prej shumë vitesh, klinikën e saj dermatologjike, por duke qenë se vjen nga një karrierë e gjatë televizive në Top Channel, ajo njihet nga të gjithë si Erjona e TV. Në fakt ajo është Erjona e Derma Care, që ndan ca sekrete bukurie në këtë intervistë të paparë, për dritare.net.

Ju sigurojmë. Na ndiqni dhe do hyni në një botë që s’ka më kthim pas; Bota e Bukurisë së Përjetshme.

 

Dritare.net: Çfarë ndodh me lëkurën tonë kur përdorim make-up (krem pudër), ndërkohë që fytyra është mbuluar me puçrra? 

Erjona Shehu: Make-up është një zgjidhje shumë e mirë estetike, vajzat e reja kënaqen kur e vënë se mbulon imperfeksionet që mund të ketë lëkura. Problemi mund të jetë që nga një puçërr ose një njollë e padukshme, të shkojë deri tek aknet e agravuara. Ndaj pa u marrë me  problematikat që mund të ketë lëkura, pacientet i bien për shkurt, vendosin make-up. Asnjëherë aknet nuk duhen konsideruar si një puçërr e thjeshtë moshe. Aknia është një patologji, një sëmundje që kërkon mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera. Sepse në rast se nuk trajtohet, do të lërë gjurmët e veta në organizëm.

make upMbulimi me make-up shpeshherë niset edhe nga njollat e diellit, për shkak të keqtrajtimit të fytyrës dhe ekspozimit të shumtë në diell.

Për mua pavarësisht se jam dermatologe, është shumë i rëndësishëm shëndeti mendor. Në momentin që i jep kënaqësi pacientit, rritet vetëbesimi, siguria, automatikisht që do ta mbështesja. Por duhet të bëhet një zgjedhje gjithmonë e konsultuar me dermatologun. Dikur make-up akuzohej si fajtor për problemet e lëkurës. Kjo sigurisht, vinte së pari nga padija dhe së dyti nga mungesa e produkteve. Sot në treg ka produkte pafund dhe e njëjta gjë vlen edhe për make-up. Ato ndryshojnë jo vetëm në ngjyrën që kanë individë të ndryshëm, por edhe në përmbajtje. Përmbajtja bëhet në varësi të tipit të lëkurës. Brenda vetë gamave të secilës lëkurë ka make-up të nëndarë si për shembull, për lëkurë të thatë, sensitive, të yndyrshme etj. Duke qenë se është gjithë kjo shumëllojshmëri, është më komode edhe për mjekun që të rekomandojë, por edhe për pacientin që ta gjejë veten në njërin prej produkteve, duke pasur dy elementë së bashku. Së pari, ruan pastërtinë e imazhit të vet, sidomos për pucrrane gjininë femërore, nuk duken puçrrat, tualeti duket më bukur. Së dyti, nuk e dëmton lëkurën falë produktit që përdor. Ajo që më shqetëson mua si dermatologe në vendosjen e make-upit dhe tualetit është fakti që vajzat nuk e pastrojnë mirë tualetin, domethënë, zë tualeti tualetin.

Kjo është problematika numër 1, tek vajzat, përgjithësisht. Në këtë mënyrë, krijohen kistet dhjamore në lëkurë, krijohen pikat e zeza, krijohen puçrrat apo aknet inflamatore që janë aktive dhe pasojë kemi të gjitha këto vuajtjet që vijnë zinxhir njëra pas tjetrës. Në këtë pikë as make-up nuk mbulon më, ndaj duhet të shkosh patjetër tek dermatologu. Gjithashtu, stili i jetesës që bëhet në botë, por sidomos në Shqipëri, e bën shumë patologjike sëmundjen e aknes sepse është rritur ndotja, stresi dhe hahet shumë keq. Kequshqyerja ndikon drejtpërdrejt negativisht tek aknet. Përveç çrregullimeve hormonale, janë këto tre faktorë që rëndojnë më shumë aknet.

Dritare.net: Si mund të kujdesemi për aknet?

Aknia ka dy sekrete që pacienti duhet t’i kuptojë jashtëzakonisht mirë. Sekreti i parë lidhet me faktin që aknia është sëmundje. Po nuk e kuptoi pacienti që aknia është sëmundje dhe të shkojë ta trajtojë tek dermatologu, ajo do të vazhdojë të jetë problematike. Ndërsa sekreti i dytë i aknes është që pacienti duhet ta kuptojë që është patologji e cila synon të jetë kronike. Aknia insiston të rrijë aty. Në bashkëpunimin mjek-pacient, kërkojmë që të kemi një lloj përfitimi dhe ta mbajmë atë në vijë të drejtë, domethënë që të jetë i qëndrueshëm si përfitim. Por në momentin që nuk ekziston ky lloj bashkëpunimi ose tentohet me produkte të ndryshme që ta çrrënjosin, ta zhdukin, por aknia rikthehet, aty e kuptojnë pacientët që është një sëmundje. Kjo sëmundje duhet trajtuar vazhdimisht.

Dritare.net: A shkaktojnë takat e larta kallo dhe si mund t’i parandalojmë ato?

Problemi më madhor në mbajtjen e këpucës së lartë gjatë gjithë ditës dhe sidomos atyre me taka të larta (tipi më i keq i këpucës për mirëqenien e organizmit siç është këpuca stileto) është deformimi i gishtit të madh të këmbës, që ndonjëherë kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Të gjitha janë të trajtueshme. Çështja është që mjekësia duhet high heelstë këtë në vëmendje parandalimin, edhe më shumë, sesa kurimin. Parandalimi i krijimit të kallove do të thotë një këpucë që të jetë e rehatshme, cilësore. Gjithashtu, pastrimi i këmbëve është i rëndësishëm. Kjo mund të kërkojë pastaj trajtimin e një shkalle më tej, përveç kujdesit të përditshëm, si për shembull trajtimi tek estetistja një herë në dy javë për lëkurat e vdekura, të masazhohen etj. Ky është një proces më vete, mirëmbajtja e lëkurës së këmbëve. Por nëse nuk vishet një këpucë cilësore dhe e shëndetshme në mënyrë që të ofrojë rehati, atëherë duhet harruar që do të kemi zhdukje të këtyre problematikave.

Dritare.net: A është e kushtueshme mirëmbajtja e trajtimit të lëkurës për të rinjtë?

Studentet, brezi për të cilin po flasim sot (20–25 vjeç) janë shumë më me fat krahasuar me brezin që ka kaluar moshën 35 vjeçare sepse mund ta fillojnë që tani mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës, këmbëve, për këtë ka informacion se ku të merret. Ne vijmë nga një brez që informacioni ishte i munguar. Nënat tona nuk kishin wash-face-too-much-1mundësi të na mësonin neve që ta kishim kulturë, në mënyrë që të merrnim kremin që 25 vjeç etj. Ky brez e ka mundësinë dhe duhet të fillojë ta bëjë. Në këndvështrimin tim, rinia harxhon jashtëzakonisht kohë dhe lekë në kafe; shpenzon shumë në veshje dhe nuk merret me lëkurën. Unë nuk mund ta kuptoj një vajzë që është super fashion, shkon në palestër, por me një fytyrë të mbuluar me make-up dy gisht dhe me ato burdullat që i dalin nën të. Për mua është pa sens. Është një vajzë e shëmtuar.

Sëpari është higjiena, duhet të lahet lëkura mirë. Së dyti, mënyra e të ushqyerit. Në të kundërt ndodh që femra 45 vjeçe të shpenzojë pafund për të korrigjuar dëmet që i ka bërë ndër vite. Harrojnë që të marrin një krem mbrojtës karshi diellit dhe ta kuptojnë që dielli është një dëmtues i jashtëzakonshëm i lëkurës. Por mjafton një krem mbrojtës dhe ne mund të minimizojmë rreziqet që vijnë nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell.

Dritare.net: Me ndryshimin e stinës po rriten temperaturat. Cilat janë kremrat më të përshtatshme që duhet të përdoren, për t’u mbrojtur rrezeve të diellit?

Kremrat janë pafund. Ka kremra mbrojtës që fillojnë me faktorin 10 deri në 50+ (është ideale). Kremrat mbrojtës duhen përdorur jo vetëm stinën e verës, por gjatë gjithë vitit. Industritë dermo-estetike kanë filluar që të vendosin faktorin mbrojtës (10-15) tek kremrat hidratues, për të qenë më komode për njerëzit. Edhe make-upet gjithashtu prodhohen me faktorë mbrojtës (nga 10-15 faktorë). Të gjitha produktet që krem diellijanë në qarkullim po bëhen me faktorë mbrojtës me qëllim që të shmanget plakja që sjell rrezatimi UVA, UVB dhe UVC, që janë tre lloje të ndryshme rrezesh. Kështu që kushdo, pavarësisht tipit të lëkurës dhe moshës, e gjen veten në produkte për t’u mbrojtur nga dielli. Gjithashtu mund të gjesh produkte cilësore dhe që janë me çmim shumë të ulëta, ashtu si po të kesh mundësi financiare, mund të blesh më të mirat që mund të ekzistojnë.

E rëndësishme është që të marrësh një produkt dhe rekomandimi im numër 1 në këtë rast, është të merret në farmaci, jo në tezga e në vende të tjera sepse kremrat kanë mënyrën e tyre të ruajtjes. Sepse  duhet të ketë një lagështirë në parametra të caktuar, në mënyrë që të pengohet denatyrimi i tyre. Përveç kësaj, duhet parë edhe data e prodhimit ose data e skadencës së produktit. Gjithmonë ka një logo prapa kremrave, përsa i përket përdorimit të tyre.

Dritare.net: Cilat janë kërkesat e të rinjve, përsa i përket trajtimit të fytyrës?

Të gjitha pacientet duan një gjë; Ta kenë lëkurën sa më të mirë. Në momentin që shkelin derën e një studioje dermatologjike, nuk ka rëndësi në këtë klinikë apo diku tjetër, unë jam shumë e lumtur me pacientet sepse e vlerësojnë, e marrin seriozisht lëkurën e tyre. Ato kanë kuptuar që është një organ dhe që duhet mbajtur nën observim. Për të mos thënë pastaj që është organi më i vuajtur i trupit sepse është më i ekspozuari. Trajtimet fillojnë që nga një trajtim i thjeshtë estetik, heqje dhe vënie të maskës, heqje të pikave të zeza dhe në varësi të kërkesës së pacientit mund të variojnë nga pillini, që është tjetër trajtim relativisht i thjeshtë, por që duhet performuar nga dermatologu. Kjo, për të shmangur gafat që vijnë nga njerëz joprofesionistë. Ne si dermatologë kemi sekretet tona që të orientojnë se si mund ta përdorësh një produkt të kombinuar ose jo me ndonjë produkt tjetër. Trajtime të tjera si mezoterapia, plazma, injeksione me fillers, injeksione me botoks, mikroabrazion, domethënë, trajtimet janë pafund. Mjekësia estetike është çmendur në kuptimin e plotë të fjalës. Së pari, sepse e ka ndikuar kërkesa shumë e madhe dhe së dyti, teknologjia që ka dhënë mundësi që t’i përgjigjet kësaj kërkese me gamën që ofron. Nuk ka asnjë diferencë përsa i përket asaj që ofrohet nga mjekët dermatologë. Është e rëndësishme ta theksoj këtë sepse dalin njerëz që janë jokompetentë, të cilët e ushtrojnë këtë profesion. Dalin njerëz abuzivë, njerëz që vijnë nga jashtë dhe nuk dihet se nga vijnë, nuk kanë një diplomë. Nuk u kërkon kush llogari njerëzve që merren me mjekësinë estetike. Ky është problem i jashtëzakonshëm.

Pastaj, nisur nga ajo që është më e kërkuara sot për sot nga pacientet shqiptare, është vetëm shëndeti i lëkurës. Kërkesa për të pasur një lëkurë të shëndetshme është rritur jashtëzakonisht shumë. Ky është një lajm shumë i mirë.

Dritare.net: Në raport me femrat, a ka meshkuj që bëjnë trajtime për lëkurën?

Armatës femërore kanë filluar t’i bashkohen meshkujtshumë edhe meshkujt. Edhe ata po e trajtojnë shumë mirë lëkurën e tyre. Ndërsa pacientët, të cilët bëjnë procedura invazive, për t’u kujdesur për lëkurën e tyre janë meshkuj të huaj. Shqiptarë që të bëjnë ndërhyrje invazive nuk ka. Meshkujt shqiptarë zakonisht kërkojnë trajtime të thjeshta.

Dritare.net: Cila është mosha e duhur për të nisur trajtimin e lëkurës? 

Trajtimet fillojnë që në moshë të hershme, kur fillojnë edhe ndryshimet e para të lëkurës. Sa fillon dhe ndryshon lëkura, në ato momente do t’i përgjigjesh me mirëmbajtje që t’i sigurosh mirëqenie maksimale. Ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha, nuk duhet të nxjerrë askush asnjë lloj justifikimi të natyrës ekonomike për lëkurën e vet. Gratë e brezit tim, që janë bërë nëna, kanë për detyrë të edukojnë fëmijët për mirëmbajtjen e lëkurës sepse kështu do të ecë gjeneratë pas gjenerate. Ne nuk e morëm atë edukatë sepse nënat tona nuk kishin mundësi, të paktën ne t’ia transmetojmë brezave të rinj. Ne si popull duhet të edukojmë higjienën. Barriera kryesore në kujdesin e lëkurës që duhet të kalojmë ne, është mungesa e higjienës. Kur të kalohet mungesa e higjienës pastaj do kalohet në përkujdesjen e lëkurës.

Dritare.net: Cilat janë këshillat që do i jepnit të rinjve për ta mirëmbajtur lëkurë gjithmonë të shëndetshme?

Kryesorja është të hanë shëndetshëm. Duhet ta konsiderojmë mënyrën e ushqyerjes si pini ujenjë investim, që do të thotë se në moshën 40-vjeçare, lëkura do të jetë e freskët krahasuar me një individ që nuk është ushqyer në mënyrë të shëndetshme ndër vite. Konsumimi i ujit sa më shumë që të jetë e mundur, që do të thotë minimum 2 litra ujë në ditë. Së dyti, të mos përdoren substance abuzive, duke filluar që nga cigarja, alkooli dhe droga. Dhe mbi të gjitha, kur fillon mosha 22 vjeçare, të kontaktohet me një dermatolog në mënyrë që të orientohen për produktet që duhet të përdorin. Dikur ishte mosha ideale 25 vjeç për fillimin e trajtimeve. Por falë ndotjes së ambientit, stresit dhe kequshqyerjes, është ulur pragu i fillimit të trajtimeve dhe nga 25 është bërë 22 vjeç. Për ta përmbyllur numrin e këshillave, duke qenë se jemi vend mesdhetar dhe nga 365 ditë të vitit kemi 300 ditë kalendarike diellore, duhen përdorur patjetër kremrat mbrojtës./dritare.net/

 

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*