Ekspozita e Vera Isakut dhe shteti i qoftexhinjve

Nga Dritan Hila
Dje në ora 19 të mbrëmjes më kishin ftuar të merrja pjesë në hapjen e ekspozitës së Vera Isakut. Meqënëse memoria e këtij vendi po shuhet me shpejtësi, duhet ti bëj një prezantim të shkurtër. Vera është themeluese e PD-së dhe njëkohësisht e RD-së. Bashkë me bashkëshortin e saj Agim Isaku, ikën nga ajo parti atëhere kur të gjithë po hynin pasi po vinte në pushtet, një akt ky që në përgjithësi shqiptarët e konsiderojnë minimalisht të pakuptimtë. Ka qenë ndër zërat e emancipimit shqiptar. Gazetare, shkrimtare dhe njëkohësisht aktiviste civile e vërtetë, është detyruar të zgjedhë shpesh herë kompromisin me jetën, që do të thotë të ndjekë bashkëshortin e saj në zgjedhjet e tij të karierës, ku përfshihet edhe qenia dy herë ambasador. Kjo ka sjellë edhe qëndrimin e saj në hije.
Verën e njoh prej 12 vjetësh. Kur e kam njohur atë dhe bashkëshortin e saj, ishin ndër njerëzit më me ndikim në politikën e Tiranës, për faktin se ishin miq të ngushtë të kryeministrit të kohës Fatos Nano, miqësi që e ruajnë ende, siç bëjnë të gjithë njerëzit me karakter. Janë të njëjtët, të pa ndryshuar edhe sot në njerzillëkun e tyre.
Vera dhe Agim Isaku janë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës sonë të mbushur me grafomanë. Por jemi në kohë të liga kur shteti as mendon për të subvencionuar vlerat e këtij vendi. Megjithatë krijimi është një sëmundje e pa shërueshme. Ndaj dje Vera shfaqi një anë tjetër dhe hapi ekspozitën me piktura të saj tek Galeria e Arteve pranë ish Institutit të Arteve. Janë punime të bëra kryesisht në periudhën e vetmisë kur ka qenë e detyruar të shoqërojë bashkëshortin gjatë kohës që Agimi ka qenë ambasador në Sllovaki. Ishin të pranishëm njerëz të artit, të politikës dhe miq të çiftit. Kur shkuam në ora 19, kishin ikur dritat. Pritëm deri në ora 20, por nuk erdhëm. Siç u informuam më vonë, qoftexhinjtë që shesin tek sheshi Nënë Tereza, kishin ndërhyrë tek kablli që furnizonte Presidencën, Universitetin, Akademinë dhe Institutin, duke i lënë pa drita. Si asnjëherë tjetër që nga periudha e errët e Haxhi Qamilit, është koha e injorancës dhe populistëve.
Sa i takon ekspozites së Vera Isakut, di te them se eshte nje rreze drite ne kohera bajate./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*