Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve  

Nga Rudina Xhunga

Njoh një grua që ka qenë mësuese në Tiranë. Prej vitesh jeton në Greqi dhe pastron shtëpi. Tani që është moshuar, pastron shkallët e pallateve.

Herë herës, merr në telefon djalin dhe i thotë që komshia po i vjedh shtëpinë. Hyn fshehurazi dhe i merr vajin e djathin që ajo ka ruajtur për t’ua sjellë mbesave. Djali niset nga Tirana, shkon ta takojë dhe e siguron që komshia nuk ka nga hyn.

Gruaja ka shenjat e para të demencës, por ajo nuk do t’ia dijë të vizitohet. I vetmi shqetësim i saj, veç komshijes greke, është pensioni.

Megjithë lutjet e djalit, do të rrijë edhe tre muaj, pasi vetëm atëherë, plotëson kohën për pension dhe kur ta marrë, mund të vijë në Tiranë të kurohet, blejë ilaçet dhe mbyllë vitet e pleqërisë, me pensionin e një copë jete si pastruese në Greqi, që nuk ka të krahasuar me vitet e saj si mësuese në Shqipëri.

Tani ajo është trembur dhe pyet djalin, nëse do të ketë sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ajo do të mbetet pa pension.

Njoh edhe një vajzë që u martua 18 vjeç në Greqi. Lindi një djalë dhe pasi u nda nga i shoqi, iku nga Athina dhe e la djalin të jetonte atje, me të atin.

Në Tiranë punon si manikyriste. Mendjen e ka te i biri, por nuk do ta heqë nga shkolla, as nga mundësitë që i jep Athina dhe jo dot Tirana. Çdo  ditë, kur është ora që djalit i mbaron mësimi, ajo e telefonon, të dijë a ka shkuar në shtëpi, apo është rrugëve. Dhe kështu pasdite, kështu në darkë, kështu në mëngjes, sepse nëna e djalit adoleshent punon në Tiranë, por jeton me orën e Greqisë. Dhe këto ditë ka frikë. Frikë mos nis sherri me Greqinë dhe i kthejnë djalin. Ku ta çoj, thotë. Ku?

Njoh shumë njerëz që kanë ikur nga Greqia, pasi humbën punën dhe presin me sytë andej, mos rregullohet gjendja, e kthehen sërish të punojnë.

Njoh të tjerë që shkojnë çdo verë dhe pushojnë në shtëpitë e grekëve. Njoh të tjerë që janë martuar me grekë. Të tjerë që kanë fëmijët e burrat në burgjet greke. Nuk njoh askënd që ndan jetën me Greqinë, të jetë ndjerë më krenar për kombësinë, pas deklaratave të Ramës dhe shpërthimit të sherreve patriotike shqiptaro-greke.

Shqiptarët duan të jetojnë, jo të gjithë duan të shesin mend në Facebook.

Ndaj duket komplet pa lidhje kjo zhurmnajë: Himara është jona, Greqinë e kemi bërë ne.

E vetmja mënyrë të bashkëjetosh me një fqinj, është të mos ndezësh sherre, por të pranosh kompleksitetin e një lidhjeje. E një lidhjeje të nevojshme, jetike dhe të mundshme.

Ndoshta Rama po përjeton kthim në rininë e hershme, kur ka qenë në Greqi dhe mbase ka menduar si shumëkush nga ne: Po këta ç’kanë që janë më të pasur? Nuk janë as më të zotë, as më të mençur.

Ndoshta Rama ndihet më i sigurt dhe i plotësuar matematikisht, pas aleancës me Idrizin.

Por, nëse është kështu, asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për t’u hedhur dorezën grekëve.

Me Idrizin mund t’i bëjë karshillëk Metës, por jo Ciprasit.

Dhe kujtimet e rinisë, nuk të ndihmojnë të zgjidhësh hallet e qeverisjes.

Shqiptarët kanë nevojë për grekët dhe grekët për shqiptarët, si dy fqinj. Të barabartë , apo jo, këtë e përcakton mënyra si komunikon.

Sepse një i barabartë, nuk ka nevojë të të tregojë sa i barabartë është. Kjo është e dukshme, kur është./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

5 Comments

  1. Rudina, ke bere nje shkrim te pa vlere-jo te vertete-te njeanshem, qe mban era Lubonja,.Ndoshta Ju Rudina dhe bashkeshorti juaj keni arsye qe ta urreni Edi Ramen,(Arsye pe ndoshta nuk ju ka mbeshtetur me poste apo finnacime), dhe kerkoni ta kundershtoni per cdo gje.Po ne kete rast e vetmaj gje qe duhej thene ishte se kryeministri na beri te ndihemi te barabarte dhe jo te neperkembur si kemi qene keto 25 vjet. Ju thjesht ju bashkuat korit antishqiptar te shume mediave dhe gazetarve ne Shqiperi, shumica per interesa peronale,financiare,politike apo te shitur.Si ka mundesi qe qeveria greke ben shantazh duke future ceshtje sherri si Himaren ,nuk permend Camerine dhe te gjithe mediat dhe gazetaret greke vetem e mbeshtesin?? Kurse Ju bashke meshume media ne vendin tone beni modernin antinacionalistin,dukemohuar dhe neperkembur shqipatrizmen,,Megjithe respektin per ju,,me kete shkrim keni shkuar shume larg asaj Rudines qe kemi pare te”Shqip”..

  2. Komenti im eshte ky:Shkrimi eshte i sakte,po shume i bute per nje krijese te papergjegjshme si Edrama,qe nuk ka mend per te kuptuar se te gjitha pasojat e idiotizmave te tij i paguan populli,pasi ai i ka vjedhur 200 milion € e nuk pyet me per asgje e per asnje.

    • O ROBO POPULLI SHQIPTAR KA 26 VITE QE POSHTEROHET DHE NUK ESHTE RAMA QE E SHKAKTOI KETE KLIME PO JANE GREKET DHE DYSHEMEJA QE KA PREKUR SHQIPTARET DHE TANI DO NGRIHET PRAPE LART PER TU BBALLANCUAR
      SKA FJALE PER TE PERSHKRUAR POSHTERIMIN QE NA BEJNE GREKET NE VAZHDIMESI NJE SHQIPTAR QE KA GJAK SHQIPTARI SADO DURIM QE MUND TE TREGOJE KA NJE KUFI EDHE DURIMIT I ERDHI FUNDI
      EDI RAMA ESHTE VETEM NJE ZE PO KA MILJONA ZERA QE TI ZOTERI DUHE TI DEGJOSH !!!!

  3. O Rudina, ia ke fut kot , se Greqia ua ka ngrene hakun shqiptareve ne te gjitha drejtimet, qe nuk eshte nevoja me i permende, mjafton fakti se asnje nuk ka guxuar tu nderroje emrat e mbiemrat shqipove, pervec grekut te lig, prandaj edi ka bere aq mire qe me ne fund u tregoi vendin ku te rrine e te mos bzajne fare.

1 Trackback / Pingback

  1. KohaJone.com – Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*