Gjurmë templare në Shqipëri?

Nga Gëzim Hoxha

A ka gjurmë templare në Shqipëri? Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të dimë se çfarë janë templarët dhe ç’përfaqsonte ky urdhër. Në Wikipedia ka informacion me bollëk. Aty thuhet se ky urdhër u krijua prej mugjëve në vitin 1119 dhe mori bekimin e Kishës Katolike Romake rreth vitit 1129. Për ta dhe prejjardhjes mbretërore të Jezusit ka shkruar edhe Dan Brown në librin e tij best seller “Kodi I DaVinçit”.

Por Dan Brown nuk është I vetmi që ka folur për këto gjëra. Kemi historianin Hebre Jozef Flavio dhe gjithashtu edhe antropologun dhe studiusin Italian Alessandro de Angelis I cili flet gjerë e gjatë për prejardhjen mbretërore në librin e tij Gesú roman.

Ja, të vërteta të tilla zbuluan templarët në tokën e shenjtë. Këto zbulime që çuan në mosbindje ndaj PAPËS ndoshta ishte dhe një prej arsyeve që u zhdukën si urdhër më 1312 –tën e largët. Po çfarë ishin templarët, çfarë përfaqsonin ata në të vërtetë dhe më në fund a ka gjurmë templare në Shqipëri?

Kjo histori lidhet më së shumti me Jeruzalemin, pra me tokën e shenjtë. Ajo nuk është  një histori dosido sepse ndërthurr në vetvete shumë gjëra dhe midis tyre edhe besimin. Urdhri  i templarëve u krijua nga murgjrit kalorë pjesëmarrës në kryqëzata dhe kishte si qëllim kryesor mbrojtjen e pelegrinëve të cilët vizitonin tokën e shenjtë. Urdhrit iu caktuan edhe detyra të tjera si: ruajtja e varrit të Zotit (varrit të Jezu Krishtit), si dhe sigurimi i karvanëve tregtare që vinin nga Evropa për në Jeruzalem, nga arabët.

Ata e pushtuan Jeruzalemin dhe e mbajtën atë për disa dekada. Gjatë kësaj kohe ata hyjnë në kontakt me shkolla të ndryshme mistike si me atë Esene dhe me atë të Pitagorës. Në këtë kohë ata e kuptuan se ishin përdorur nga kisha. Ishte koha kur templarët kishin përfshirë në gjirin e tyre edhe mbretër, princër, tregtarë, mësues, dijetarë, nëpunës etj. Pra me kalimin e viteve ata donin të kuptonin më mirë pse kishin ardhur në tokën e shenjtë. Në të njëjtën kohën ata ishin edhe të etur për dije që nuk mund të merreshin në perëndim dhe për të zbuluar të vërtetën.

Duke kërkuar t’i afroheshin sa më shumë burimit të së vërtetës (e ku mund ta gjenin më mirë  të vërtetën se sa në tokën e shenjtë!!!), ata gjetën tekste të vjetra biblike apokrife. Këto ishin fakte historike që tregonin për jetën e Jezu Krishtit dhe mesazhin e tij. Besohet që ato të jenë shkruar nga historianë të kohës që i vunë vetes për detyrë dokumentimin e jetës së tij, por ato u hodhën poshtë nga teologët sepse ishin në kundërshtim me doktrinën e re që po lindte në ambientet e athershme të Vatikanit.

Ndërkohë Templarët kishin hyrë në kontakt edhe me hashashinët, një urdhër shumë mistik në ambientet arabe të kohës, – tregon se ç’mund të ketë ndodhur atherë Shpëtim Hoxha piktor me profesion, por gjithashtu edhe një njohës i mirë i mistikës dhe i okultit,. Kur të dy këta urdhëra e kuptuan se thjesht ishin përdorur, vendosën të mos luftonin më me njëri – tjetrin.

Templarët kuptuan ekzistencën fizike të Jezusit, ata kuptuan se nuk bëhej fjalë për perëndi. Ai ishte një njeri si gjithë të tjerët. Ai zotëronte disa njohuri nga ESENËT gjë që e bënte të çmohej si mjeshtër, por këto aftësi mund t’i fitonte kushdo. Pra Templarët njohën figurën e vërtetë arketipe të Jezusit.  Në fakt ka të ngjarë që ai të mos jetë kryqëzuar asnjëherë, por të ketë vdekur nga një tërmet. Ai që u kryqëzua ishte thjesht MITI i tij.

Më pas, duke kuptuar dhe zbuluar gjithë këto të vërteta, ata filluan të mos u binden më Papës. Ishte një kohë kur ata kishin krijuar dy armiqësi shumë të mëdha. E para ishte ajo me Papën për shkak të mosbindjes ndaj tij. E dyta ishte ajo me mbretin e Francës, Filipin e Bukur apo siç njihet ndryshe edhe Filipi i IV. Mbreti Filipi nuk kishte ndonjë shkak të veçantë, arsyeja e vetme ishin borxhet që ai u kishte marrë atyre e që nuk donte t’i shlyente më.

Duhet thënë se si pasojë e paqes me arabët dhe sigurisë për karvanet tregtare të cilat paguheshin apo e ndonjë pjesëmarrje në ndonjë luftë të mundshme, pasi ata në thelb mbetën mercenarë dhe e vetmja gjë që dinin të bënin ishte të luftonin, ata u bënë shumë të pasur. Me kohë pastaj ata u shndërruan në bankierët e parë dhe filluan të jepnin  borxhe me fajde dhe të bëheshin edhe më të pasur.

Papa nga frika se mos i ikte nga dora pushteti karrizmatik dhe mbreti Filip që ishte i zhytur në borxhe tek ta, vendosën ta zhduknin këtë urdhër. Ata i përndoqën dhe i vranë të gjithë Templarët. I fundit Templar ishte Zhak Dëmolje, ai u dogj në turrën e druve.

Templarët kanë meritën e madhe se filluan t’i dekodifikonin e më pas t’i kodifikonin sërish dijet me të cilat ato ranë në kontakt në Tokën e Shenjtë. Ata i kodifikuan ato me simbole për ta patur më të lehtë t’i shpërndanin nëpër Evropë. Simbolet rafiguronin në formë arketipe mesazhet e mjeshtrave mistik. Jezusi psh, ishte një mit i arketipizuar i diturive të Gjon Pagëzorit.

Për tu kthyer tek pyetja jonë: A ka gjurmë Templare në Shqipëri? Sigurisht që ka. Shqipëria nuk mund të ngelte jashtë influencës së tyre. Në Apoloni psh, është një kishë e shekullit të XI. E bukura e kësaj kishe janë forma e dritareve që simbolizojnë lulen e jetës ose merkaban. Me siguri kjo është një kishë e ndërtuar nga templarët. Templarët ishin shumë mistik.
Mer-ka-ba, arkitekti i kësaj kishe, dritaret i shikonte si një tynel për lartësimin e shpirtit.
Por në të njëjtën kohë kemi dhe disa figura në formën e sfinksave në hyrje të kishës që ndalonin këtë lartësim. Ata simbolizojnë rojtarët e kishës që pengonin si hyrjen ashtu edhe daljen. Kjo nënkupton, – vazhdon më tej shpjegimin e tij Shpëtimi – që ndriçimi dhe lartësimi i shpirtit ishte dhe është një proces që nuk ka kthim, ti hap një derë e cila të shkëput në mënyrë figurative nga botëkuptimi që ke pasur deri më tani.

Po në Apoloni është gjetur një kryq templar me lulen e jetës si basoreliev në tre anët. Koka dhe krahët simbolizojnë të dyja emisferat e trurit ose anën racionale dhe atë intuitive. Shpëtimi të thotë: “Nuk kam parë asnjë kryq të ngjashëm në të gjitha vendet që kam vizituar. Është një kryq templar që materializon edhe gjeometrinë e shenjtë. Për më tepër aty jepen 4 dimensionet e çdo qënie në aspektin shpirtëror: gjatësia, thellësia gjerësia dhe  koha.”

Kryqi në thelb nuk është gjë tjetër veç një kub i shpalosur, lulet e jetës në të, simbolizojnë gjenezën e gjithçkaje. Dhe kjo shpjegohet me momentin kur në një kub të errët futet drita. Gjëja e parë që ndodh aty është shpërthimi i jetës.

Një gjurmë tjetër templare gjendet edhe në Durrës, e cila nuk është gjë tjetër veç një ylli me 5 cepa. Për templarët ylli ka një simbolikë tejet të veçantë – të thotë më tej Shpëtimi. Domethënia e yllit është sa e thellë aq dhe e thjeshtë ata thoshin se çdo njeri në tokë është një yll lart në qiell, ose ka yllin e vet në qiell.

Thuhet se ky urdhër u zhduk, por në fakt ai kurrë nuk u zhduk, pasi shumë prej tyre (TEMPLARËVE) ia dolën të shpëtojnë duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Rasti i Skënderbeut është tipik. Ai njihet edhe si atleti i krishtit apo edhe si templari i fundit, i cili me ndihmën e papës së asaj kohe donte të organizonte kryqëzatën e fundit për ta shpëtuar të gjithë Evropën nga një e keqe e madhe për kohën, Perandorinë Osmane. Por në momentin që Papa Kalisti III duhej të vinte vetë për të bekuar nisjen e kalorësve nga Brindizi atë e helmojnë dhe kjo kryqëzatë nuk u nis kurrë drejt Stambollit./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*