15 vjeçarja lidhet me xhaxhanë 47 vjeçar, por vendimi i gjykatës i shokoi të gjithë

Lidhja e një vajze 15- vjeçare me xhaxhanë e saj 47 vjeç i ka detyruar prindërit t’i drejtohen gjykatës. Por ajo që të shokon akoma më shumë është vendimi i gjykatës, e cila ka vendosur se vajza mund të vazhdojë raportet seksuale me xhaxhanë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjermani. Vajza dhe xhaxhai i saj, ky i fundit i martuar, janë përfshirë në një lidhje sentimentale, dhe pasi kjo është refuzuar nga prindërit dhe njerëzit që njihnin, janë arratisur në jug të Francës.

Prindërit e 15-vjeçares Josephine i kishin kërkuar gjykatës të lëshonte një urdhër mbrojtjeje për vajzën, që përcaktonte një perimetër brenda të cilit xhaxhai i saj nuk duhej të shkelte. Në këto kushte, të dy janë arratisur. Pasi janë gjetur nga policia, vajza ka thënë se kishte rënë në dashuri me xhaxhanë dhe ka kundërshtuar në gjykatë kërkesën e prindërve. Gjykata ka vendosur se për shkak se vajza i ka kaluar 14 vjeç, dëshirat e saj duhen marrë në konsideratë.

Pavarësisht se prindërit ngulnin këmbë se lidhja e saj me xhaxhanë 47 vjeç do të dëmtonin zhvillimin e saj socio-emotiv dhe mendor, gjykatësi ka argumentuar se “raporti i tyre mund të jetë i papranueshëm nga pikëpamja sociale, por e drejta penale nuk e ndalon”.

Pikërisht kjo frazë i ka dhënë fund një beteje të gjatë mes vajzës dhe prindërve, të cilët ishin detyruar ta shtronin të bijën për 5 muaj në spital psikiatrik, për t’i ndaluar marrëdhënien me xhaxhanë që ka trefishin e moshës së saj./gazetatema

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*