Beqaj: Rreziku i epidemisë gripale nuk ka kaluar, i frikësohem fazës së dytë

 

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur për epideminë gripale që ka prekur Shqipërinë. Beqaj tregoi se masat e ndërmarra për mbylljen shkollave ishin të domosdoshme, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Beqaj tha se i frikësohet një faze të dytë të gripit, pasi epidemia nuk ka kaluar ende.

“Jemi në një stinë ku virusi i gripit aktivizohet gjithmonë, në çdo vit. Pra çdo dimër Shqipëria kalon një situatë gripale dhe ne e ndjekim dhe e masim. Kemi një vlerësim kombëtar që përdoret për gati dy vjet. Nëse në 1000 banorë ,750 kapin simpotamat e gripit, atëherë kemi të bëjmë me epidemi. Tashmë Shqipëria është në një situatë gripale. Në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit ka pasur një dyndje të madhe të të sëmurëve me grip. Por duhet të bëhet kujdes. Pasi pritet një fazë e dytë e epidemisë gripale dhe rreziku nuk ka kaluar ende.

Vlersimet tona për situatën i kemi bërë që në dhjetor dhe e kemi ndarë shqetësimin tonë me ministrinë e Arsimit. E  gjykuam të arsyeshme që edhe këtë javë të mbanim të kufizuar sidomos grupmoshat e vogla, që të mos prekeshin nga gripi”, tha Beqaj.

Ministri foli gjithashtu edhe për akuzat e opozitës në lidhje me vaksinat.

“Është e vërtetë që vaksina është prodhuar në Kinë. Neve na ka ardhur si dhuratë, pasi është miratuar nga OBSH. Ka ardhur në Shqipëri nga një program ndërkombëtar, prandaj përderisa është rekomanduar do të thotë që nuk është e skaduar.

Ne kemi shpërndarë 93 mijë doza që ofrohen falas. Madje sot e kemi çuar shërbimin tonë shëndetësor në institucionet e kujdesit të moshuarve, që ta marrin aty vaksinën. Është mirë të vaksinohesh në fillim të sezonit. Në tetor dhe nëntor ne bëjmë vaksinimin e personelit shëndetësor dhe pastaj vazhdon me qytetarët”, tha Beqaj./dritare.net

 

 

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

1 Comment

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*