Berisha e akuzoi se kishte dalë për gjueti derrash, ja si i përgjigjet Beqaj!

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është përgjigjur deklaratës së ish kryeministrit Berisha. Sot në një postim në Facebook, Berisha tha se tre ministrat e qeverisë Rama, Ahmetaj, Beqaj dhe Gjiknuri kanë dalë për gjueti derrash dhe shpezësh, në pyjet e vendit tonë. Por, Beqaj e mohoi të kishte dalë për gjueti, duke thënë se janë haluçinacione të Berishës.

“Temperaturat dhe të ftohtët kanë bërë të vetën. I ftohti dhe pleqëria nuk i kanë bërë mirë as Berishës, janë haluçinacione të tij. Berisha ka dalldisur, pasi është e pamundur të shkoj brenda ditës në Pukë dhe Razëm. Është një banalitet, për të cilin nuk ia vlen tu marrim kohën shikuesve”, tha Beqaj./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*