Artistja shkodrane, Brigela Demaj: Askush nuk duhet të ketë komplekse para fotografisë së një gruaje lakuriq

“Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij”. Kështu thotë artistja shkodrane, Brigela Demaj, e cila vjen këtë herë me një set fotosh provokuese në qytetin e saj.

Femra të zhveshura pozojnë përpara aparatit të saj. 22-vjeçarja, e cila ka studiuar për pikturë grafike, thotë se nuk duhet të kompleksohemi nga lakuriqësia. “Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij, nëse po flasim për nudot. Sidomos trupi i femrës. Besoj se askush nuk duhet të ketë komplekse para fotografisë së nji gruaje lakuriq, duhet ta zhveshim atë trup nga mendësia e gabuar se është kriju vetëm për të nxitë dëshira seksuale, dhe duhet të fillojmë ta shohim si një trup njeriu, i bukur në kompleksitetin, çuditshmërinë e vet”.

“Mbi të gjitha duhet të fillojmë ta shohim si nji trup që nuk i përket askujt e që nuk definon qenien e kësaj gruaje”. “Lakuriqësia në një formë është rebelim ndaj shtypjes emocionale, psikologjike dhe me raste fizike, që i bëhet gruas, vetëm sepse ajo është grua dhe vetëm sepse gjendet në atë trup. Kështu që fotot e mia tregojnë vajza që e shijojnë trupin e tyre, lakuriqësinë dhe vetë qenien e tyre”.

“Duhet të kemi më shumë vajza të tilla dhe duhet të kemi më pak djem që intimidohen nga vajza të tilla”. Ajo u bë e njohur kur fotografoi dy femra teksa putheshin, ndërsa në sfond shihej një urim për Bajramin.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*