Foto/ Shqiptarët e Amerikës protestojnë për lirimin e Haradinajt

Nga Mimoza Dajçi- New York

Arresimi i Haradinajt në Francë, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, ka nxitur reagimin e shqiptarëve nëpër botë. Një grup organizatash dhe shoqatash jo qeveritare shqiptaro – amerikane së bashku me Federatën Panshqiptare “Vatra”, kanë ngritur zërin e tyre për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt nga qeveria franceze.

Qindra shqiptarë u mblodhën përballë konsullatës serbe dhe asaj franceze në New York,e valëvitën me krenari flamujt shqiptarë, amerikanë, flamurin e Kosovës, dhe flamurin e Shqipërisë etnike me dy figurat- legjenda të Pavarësisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Në banderolat që ata mbanin nëpër duar, shkruhej se lideri historik i Kosovës Ramush Haradinaj është një hero, e duhet të lirohet sa më parë nga autoritetet franceze.

Gjithashtu, protesta e kryesuar nga Federata “Vatra”u zhvillua nga komuniteti shqiptar edhe në Washington D.C përballë Ambasadës Franceze, ku janë bashkuar bashkëkombasit nga Virgjinia Washingtoni, Georgjia, Bostoni etj./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*