Alfred Lela ikën nga Drejtor i Mapo-s: Ja përse u largova

Ish­ drejtori i gazetës dhe revistës Mapo, Alfred Lela është larguar nga grupi mediatik i botuesit Henri Çili.

Lela,përmes një reagimi  rrëzon aludimet se largimi i tij nga drejtimi i Mapo­s erdhi pas sulmeve ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Duke sqaruar se kontrata e tij ka përfunduar dhe se tani ai do të jetë vetëm pedagog në universitetin e drejtuar po nga Çili, edhe pse rroga e tij do të jetë sa 1/5 që merrte si drejtor, Lela konfirmon largimin e tij nga kjo media.

Reagimi i Lelës:

Nuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn, sic shkruan syrit.net, por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date. Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET.

Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve “nje mandat te dyte per Ramen reformator”. Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike.

Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo.

Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im. Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme. Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri­tjetrit.

Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne WhatsApp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*