Arrestohet polici në Durrës, lejoi të futen në traget mbi 2 kg heroinë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka urdhëruar arrestimin e policit të Durrësit, Agim Shaba.

Ai dyshohet se ka patur dijeni për transportin e lëndës narkotike nga Durrësi drejt Brindizit.

Nga hetimet ka rezultuar se polici ka lejuar Laureta Lamën dhe të dashurin e saj Bashkim Hasani të kalonin me 2.3 kg heroinë në pikën e kontrollit policor.

Lajmi për kapjen e drogës

Laureta Lama që shihni në foto u kap me 2.3 kilogramë heroine që po e transportonte drejt Italisë. Ajo udhëtonte me fëmijët dhe të dashurin në tragetin e linjës Durrës – Bari.

laureta lama

Edhe Bashkim Hasani, 67 vjeç, të cilin e shihni në këtë foto, u arrestua në flagrancë në dhomën e tragetit ku u gjet droga. Me drogën në valixhe, Lama i ka kaluar të gjitha kontrollet policore.

vvbbb

Por një informacion i marrë në rruge operative ka ngjitur në dhomën e tyre efektivet e antidrogës dhe të policisë kufitare. Destinacioni i drogës ishte Bolonja. Mësohet se Lama dhe Hasani ishin vetëm korrierë.

Tv Klan mësoi se ata pranuan para policeve se këtë rrugë e kishin bërë edhe herë të tjera, ndërsa fillimisht u shprehen se po shkonin për një vizitë tek një e afërme e 38 vjeçare në Bolonja.

droga 2

Policia shpalli në kërkim Erlin Çaushin, 29 vjec, nga Mezezi i Tiranës. Droga, sipas hetuesve, do të trafikohej për llogari të tij, ndërsa pritësi i saj nuk dihet ende.

Pas ndalimit të korrierëve, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e Çaushit në Tiranë ku gjeti këtë pistolete tip Glok, ndërsa 29-vjeçari ishte larguar.

Për armën pa leje u arrestua babai i tij, Kujtim Çaushi, që po shihni në këtë foto të publikuar nga Tv Klan. Hetimet për të zbardhur rrjetin e këtij trafiku do të ndiqen nga prokuroria, e cila ka ngritur akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*