Banorët e Pukës dhe Tropojës bllokohen nga dëbora: “Jemi pa bukë, ndërhyni!”

Në këto ditë të ftohta dimri shumë fshatra të Pukës janë prej 1 jave të izoluara nga dëbora dhe ngricat.

Mungesa e ndërhyrjes nga autoritetet, kanë bërë që shumë banorë të rrezikojnë për ushqime dhe shërbime të tjera bazike.

Banorët e fshatrave kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit qendror e lokal si dhe të Emergjencave Civile. Njësitë administrative, Nikaj- Merturi, Llugaj, Margegaj, Bytyçi, Bujan, Tropojë dhe Fierzë vazhdojnë të mbeten në pushtetin e dëborës dhe ngricave.

Afro 5 mijë banorëve që jetojnë në rreth 60 fshatra nuk u mundësohet qarkullimi me qendrat e këtyre  njësive administrative dhe as me qytetin Bajram Curri për arsye të bllokimit nga akulli dhe për faktin se bashkia nuk i ka mjetet e duhura për ta përballuar këtë situatë emergjente për të gjitha akset dytësore.

Kryetarët e njësive administrative  kërkojnë nga qeveria dhe emergjencat civile të mundësojnë ndërhyrjen për çlirimin e qarkullimit pasi nuk kanë të siguruar edhe bazën ushqimore si për familjet ashtu edhe  për bagëtitë.

Problematike është situata  me fëmijët dhe të moshuarit të cilët në presionin e të ftohtit dhe acarit, nuk u sigurohet ndihma mjekësore, shkruan Express.

Deputetja e PD-së Hajdarmataj tha se qendra shëndetësore e Dragobisë  e trumbetuar aq fort nga ministri Beqaj në kohën e sezonit veror turistik, qysh prej tetorit të kaluar, kohë kur si rezultat i furtunës dhe reshjeve të shiut u shkatërrua pothuajse krejtësisht dhe e tillë vazhdon edhe në këtë mot të acartë dhe me epidemi gripale.

Sipas saj kjo qendër shëndetësore ka dalë jashtë funksionit dhe askush nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e saj nga Tirana dhe as nuk ka asnjë mbështetje për ilaçe apo vaksina kundër gripit.

“Emergjencë në vjeshtë, emergjencë në dimër por shteti askund.

Qysh në tetor 2016 kam ngritur zërin, për ti bërë apel qeverisë që të ndërhyjë për situatën emergjente të krijuar në Tropojë si rezultat i reshjeve dhe përmbytjeve nga shiu.

Rast konkret ishte shkatërrimi dhe dalja jasht funksioni e Qëndrës Shëndetësore Dragobi.

Sic duket edhe nga pamjet, situata vazhdon e njëjtë edhe në këto ditë të acarta dimri dhe bore.

Asnjë masë e marrë deri tani, nga ministria e 300 miljon eurove konçesione, për rikonstruksionin dhe vënien në shërbim të banorëve të atyre zonave të thella, të kësaj ambulace.

Apeli si gjithmonë bie në veshë të shurdhër, ndërsa banorët mbeten në mëshirë të fatit dhe në dorë të Zotit”, tha ajo.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*