Bulevardi i Ri, Basha: Kryeministri inaguroi një punë që përsëritet

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të inagurimit të bulevardit të ri nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike dy pllakat e para në këtë bulevard, çka shënon edhe nisjen e fazës së fundit të ndërtimit të segmentit të tij të parë.

Kreu i PD-së në përgjigje publikoi një video në Facebook, gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës ku tregohej inaugurimi i fillimit të punimeve në Bulevardin e ri të kryeqytetit. Videon Basha e shoqëronte me ironinë, se vendosja e pllakës së parë sot nga Rama dhe Veliaj nuk është gjë tjetër veçse punë e përsëritur më parë nga Basha.

“Kete “inaguroi” Rama sot “-shkruan Basha në fb.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*