Foto/ Polumbarët kërkojnë trupin e 12-vjeçarit, fëmijët vazhdojnë të luajnë mbi liqenin e ngrirë

Ndërkohë që polumbarët kërkonin trupin e 12­-vjeçarit që u mbyt tragjikisht në rezervuarin e Mëzezit, fëmijë të tjerë janë fotografuar nga “Panorama” duke luajtur mbi liqenin e ngrirë të Kasharit.

Kështu, këta fëmijë rrezikojnë jetën e tyre duke luajtur mbi liqenin që ka ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë gjithë Shqipërinë ditët e fundit.

Në të njëjtën mënyrë ra në liqen i mituri, i cili po luante mbi akull me motrën e tij. Edhe pse kjo e fundit u hodh në ujë për ta shpëtuar, nuk ia doli doli dot.

Ndërkohë pamje të njëjta vijnë edhe nga liqeni ne Perrenjas, ku femijët luajnë mbi sipërfaqen e ngrirë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*