I ftohti mbyll Teatrin Kombëtar, shtyhen shfaqjet e programuara

I ftohti i acartë ka mbyllur Teatrin Kombëtar. Në një njoftim të bërë në faqen e vet në FB, Teatri njofton anulimin e shfaqjeve deri në datën 15 janar, për shkak të temperaturave të ulëta që e bëjnë të pamundur punën e aktorëve dhe praninë e publikut në sallë.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar ju njofton se pët shkak të temperaturave shumë të ulëta të këtyre ditëve, ngrica ka prekur tubacionet që furnizojnë me ujë kaldajën e teatrit duke e bërë të pamundur funksionimin e saj. Për këtë arsye shfaqjet e programuara për datat 12-­13­-14­-15 Janar nuk do të jepen. I kërkojmë ndjesë publikut dhe rishihemi së shpejti në sallën e Teatrit Kombëtar!

149

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*