Ja pse duhet të konsumoni kungullin!

Kungulli (Cucurbita pepo L.), është një bimë barishtore vjetore që përdoret si në dietën e njerëzve dhe në dietën e kafshëve.

Kultivimi i kungullit në fusha është bërë në mënyrë që të merren frutat, por edhe të nxirren fara kungulli nga përpunimi i të cilave merret vaj me cilësi shumë të lartë kungulli.

Kungulli përmban shumë pak kalori dhe karbohidrate, prandaj nuk ka asnjë arsye përse mos ta përfshini në dietën ushqimore.

Ai ka edhe një shije shumë të mirë, të ngjashme me patatet e ëmbla, prandaj mund ta konsumoni nëse po përpiqeni të bini në peshë.

Kjo perime ju mban gjithashtu të ngopur për një kohë të gjatë, kështu nuk do të keni dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira.

“Kungulli përmban edhe shumë fibra, rreth 3 gramë për një racion, prandaj ju mbajnë të ngopur të gjatë për një kohë të gjatë”, thotë dietologia Cassandra Barns.

Vaji i farave të kungullit përmban nivele të larta të antioksiduesve natyral dhe acideve yndyrore të pangopura. Ai është sidomos i pasur me një formë të vitaminës E, e quajtur gamma-tocopherol, që është i antioksidues i fuqishëm. Studime të mëparshme kanë treguar se y përbërës mund të ulë inflamacionin dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të ndryshme të kancerit shkruan Shendeti.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se ai aktivizon gjenet që parandalojnë sëmundjen e alcajmerit.

Antioksiduesit tek kungulli mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut. Të pasur me fibra, si mishi ashtu edhe farat e kungullit ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit, thonë ekspertët. Ndërsa një studim i mëparshëm ka zbuluar se dieta e pasur me fibra mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës./bw

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*