Nxirret pas 6 orësh kërkimesh 40 vjeçari i mbytur në Fier

Është nxjerrë pas 6 orësh kërkimesh 40 vjeçari nga Fieri i cili u mbyt ditën e sotme në një rezervuar në Petovë.

Polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e viktimës Hajredin Xhelo i cili humbi jetën ditën e sotme pasi tentoi të ecte mbi sipërfaqen e akullt të rezervuarit.

Ngjarja u shënua rreth orës 13.20, kur Hajredin Xhelo, një bari i zonës, ka qenë duke ecur nga kureshtja mbi shtresën e akullit të krijuar në rezervuarin e fshatit e cila eshte çarë dhe ai ka rënë në ujë duke humbur jetën.

Ngrirja e rezervuarit në këtë zonë cilësohet një fenomen i rrallë, çka ka tërhequr vëmendjen e banorëve, mes tyre edhe të viktimës.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*