Rama ironizon Bashën: Inagurove punë që nuk i bëre kurrë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar videon e publikuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha lidhur me bulevardin e ri të Tiranës.

Kreu i PD, që publikoi një video në Facebook, gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës ku tregohej inaugurimi i fillimit të punimeve në Bulevardin e ri të kryeqytetit. Videon Basha e shoqëronte me ironinë, se vendosja e pllakës së parë sot nga Rama dhe Veliaj nuk është gjë tjetër veçse punë e përsëritur më parë nga Basha.

Por Kryeministri nuk e ka vonuar replikën e tij në rrjetet sociale, ku në një status shkruan se Basha është një rast unikal, pasi inauguron punime që nuk i ka bërë kurrë.

“Lulëzimi ka publikuar këtë video për të thënë se medemek të njëjtën gjë paskemi bërë sot edhe unë me kryebashkiakun e Tiranës. Eshtë vërtet unikal Lulëzimi, sepse jo vetëm ka inauguruar punë që s’i bëri kurrë, si puna e bulevardit të ri, po nuk e ka aspak problem t’ua kujtojë edhe vetë njerëzve këtë aftësi të tij të veçantë për të mos bërë dot asnjë punë”. shkruan Rama

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*