Serbia: Pas Haradinajt, e ka rradhën Thaçi!

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburovic ka deklaruar se në Serbi është ende i vlefshëm urdhër arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse procedura kundër tij është në vijim.

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim të formës së prerë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka pasur zgjerim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe urdhër arresti në Serbi është ende në fuqi, për dallim nga vendet e tjera ku Interpoli e ka ndalur këtë urdhër arrest kështu që nuk mund t’a shihni në sistemin e tij”, saktësoi Kuburovic për RTV, raporton B92.

Ajo theksoi se me arrestimin e Ramush Haradinajt, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të vihet në pikëpyetje sepse urdhëri për arrestimin e tij egziston që nga viti 2005, shkruan gazeta Express.

Sipas saj kjo “ishte e njohur gjatë negociatave, por Serbia nuk ka qenë e kushtëzuar që urdhër arresti të tërhiqet”.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*