Stresi i shpallur në kërkim, përshëndet policinë me “poezi”

Stresi vazhdon të sfidojë në distancë policinë shqipotare, e cila prej disa ditësh është vënë në kërkim të tij. Që nga ai moment reperi është në arrati. por ndërkohë nuk harron të thumbojë nga larg.

Stresi nuk ka ndalur postimet. Si për inat të policisë, ai jep sinjale nga vendstrehimi i tij. Këtë herë reperi ka thurur vargje, duke përshëndetur të gjithë ata që i janë vënë pas.

“Koha e krymbave komunistave e gzofshi !!!

Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave

Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave

Trup e terthori u bien trupave te palendshem

Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive

Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben

Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze

Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive

Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket

Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave

Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha

Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!”, – shkruan Stresi.

Image

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*