Të rinjtë shqiptarë protestojnë të bashkuar për lirimin e Ramush Haradinajt

Rreth 500 të rinj të kaheve të ndryshme politike në vend u mblodhën mesidtën e sotme në Tiranë për të protestuar para bllokut të ambasadave.

Të rinjtë që i përkisnin forumeve të ndryshme prtiake kryesore në vend si forumit të LRI-së, FRESSH-it, FRPD-së, Frymës së Re Demokratike, Klubit të Patriotëve të Rinj, Aleancës Kuqezi dhe Lidershit të të Rinjve të Tiranës etj, protestuan për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të rinjtë ishin veshur me flamurin kuqezi, dhe shqiponjën dy krenare të formuar në duart e tyre, dhe kishin të njëjtën kërkesë duke iu drejtuar specifikisht ambasadës franceze në Tiranë: Lironi Ramush Haradinaj, arrestimi i tij është absurd!

 Haradinaj mbahet i burgosur në Francë, ku u arrestua mbi bazën e një urdhërarresti të prerë në vitin 2004 nga autoritetet serbe për krime lufte, akuza që Haradinaj ka marrë pafajësi në Gjykatën e Hagës.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*