Vëllai i Haradinaj: Serbia duhet ta kuptojë që nuk mund ta ndalë rrugëtimin e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, njëkohësisht dhe vëllai i kreut të kësaj partie ka theksuar se Serbia duhet ta kuptojë që Kosovën nuk mund ta ndalë askush në rrugën e saj perëndimore.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se disa media qeveritare në Serbi,  po i akuzojnë shqiptarët si terroristë, por sipas tij “100 rrena nuk e bëjnë një të vërtetë.”

“A ka ma terroristë se qeveria e tyre. Ata i vranë te rinjtë serb në lokalin Panda në Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist. Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi në emër të krimit që vet e bënë. Po nuk kanë faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë. Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore s’munden me ndal kurrë dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete”, ka shtuar Haradinaj.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*