Zhduket i moshuari në Shkodër, shkoi për të mbushur ujë në lumin e Bunës

Një person është shpallur i humbur në qytetin e Shkodrës pasi ka humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes së djeshme.

I moshuari dyshohet se është mbytur në lumin Buna, pasi familjarët kanë gjetur në  breg të lumit pranë fshatit Darragjat kapuçin e tij.

Të afërmit e tij shprehen se, Filip Shllaku, 70 vjeç, kishte shkuar për të mbushur ujë por nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për të moshuarin i cili nuk është kthyer më në shtëpi.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*