Anxhela nga Saranda: Dua të studioj në Turqi? Dritare.net: Ja ku duhet të drejtohesh!

Anxhela Meçaj është 15 vjeçe dhe kërkon që të vazhdojë studimet në Turqi. Pamundësitë ekonomike ia kanë vështirësuar ëndrrën e saj për tu shkolluar atje. Anxhela është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën “Adem Sheme”, Sarandë.

Për Anxhelën edukimi në Turqi është një ëndërr, të cilën 15 vjeçarja do të luftojë për ta realizuar. Vajza nga Saranda iu drejtuar dritare.net, duke kërkuar ndihmë sesi mund të përfitonte një bursë studimi për në Turqi.

Dritare.net-Përse kërkon të studiosh në Turqi ?

Më pëlqen të studioj në Turqi, sepse shkollat janë ne nivele shumë të larta dhe kanw rezultate shumë të mira. Unë dua të bëhem dikush në jetë, në mënyrë që të bëj familjen time krenare dhe e di shumë mirë që shkollimi në Turqi do më ndihmojë ta realizoj.

Dritare.net-Çfarë të pëlqen më shumë nga Turqia?

Turqia është një vend shumë i bukur. Traditat dhe zakonet e tyre ngjasojnë shumë me ato shqiptare. Di çdo gjë për Turqinë, nga politika deri te lajmet e showbizit, nga gjërat tradicionale e deri te prurjet moderne. Pra me pak fjale më pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me Turqinë.

Dritare.net-E njeh situatën aktuale të Turqisë?

I kam parë të gjitha lajmet dhe e di se çfarë ka ndodhur në Turqi, por kjo gjë nuk më frikëson aspak. Dua të bëj ëndrrën time realitet edhe dhe pse Turqia është në një situatë të tillë.

Dritare.net-Sa mire e njeh turqishten dhe si e ke mësuar?

Turqishten unë di ta flas, ta shkruaj dhe ta lexoj, por më nevojitet dhe pak ndihme për ta mësuar në nivelet e duhura. Gjuhën e kam mësuar nga televizioni dhe tani mundohem të flas me shoqet e mia ose të afërmit, me qëllim që ta praktikoj.

15995045_202000890266549_1244852098904306249_o

Dritare.net-Familja si mendon për këtë gjë, të mbështet?

Po, sigurisht. Familja më ka mbështetur shumë që në fillim dhe më kanë premtuar se do më përkrahin deri në fund, pavarësisht vështirësive. Por gjendja ekonomike e jona nuk është shumë e mirë dhe unë nuk dua t’i bëhem një barrë.

Dritare.net-Çfarë përpjekiesh ke bërë për të realizuar ëndrrën tënde, ku je interesuar?

Kam pyetur në shumë njerëz por askush nuk dinte të më drejtonte. Për këtë arsye shkruajta në dritare.net, për t’iu kërkuar ndihmë, sesi duhet të veproj unë për të përfituar një bursë studimi në Turqi.

Dritare.net përgjigjet: Ja ku duhet të aplikoni!

Dritare.net, për t’ju përgjigjur kërkesës së Anxhelës dhe të tjerëve si ajo që kanë të njëjtën dëshirë, u interesua pranë institucioneve përkatëse dhe mësoi rrugën që duhet të ndiqni kur kërkoni të vazhdoni studimet e larta në Turqi.

Hyni në website-n Türkiye Scholarships.

Gjuha e përdorur është turqisht dhe anglisht.

Aplikimet për programet studimore në Master dhe PhD, kanë nisur në datën 16 Janar 2017 dhe zgjasin deri në datën 17 Shkurt 2017.

Ndërkohë datat e aplikimit për studimet e larta ende nuk janë publikuar. Por kontrolloni herë pas here këtë site për të reja të tjera.

Personat që duan të përfitojnë bursë për studimet master duhet të jenë të lindur pas datës 01.01.1987 dhe për PhD, jo më parë se  01.01.1982.

Nëpërmjet linkut të mëposhtëm, kandidatët duhet të plotësojnë të dhënat e tyre personale dhe të zgjedhin programet e studimit që ata dëshirojnë.

https://www.turkiyeburslari.gov.tr/en/english-home/

Në site do të gjeni të dhëna edhe për bursat dhe mbulimin financiar të studimeve tuaja./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*