Për çfarë e këshillon Milva Ekonomin, ky djalë?

Në rubrikën @shkruaj në dritare, të dritare.net, erdhi kjo foto, shoqëruar me shpjegimin përkatës.

“Ky djalë, në këtë foto është këshilltari për turizmin i ministres Milva Ekonomi.

Ja si përshëndet nga Izraeli, një vend që është në luftë duke bërë sikur po godet me armë.

fb4d1475-27ba-4aa9-9cb1-cb27dbf29842 (1)

Për më shumë se 1 vit u punësua nga ish drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit Julinda Dhame si drejtor imazhi dhe marketingu. Ky pozicion kërkonte konkurs nga DAP por në kundërshtim me të gjitha rregullat Dhame e mbajti në punë në shkelje të ligjit.

Pa patur arsimin e duhur dhe asnjë eksperiencë në fushën e turizmit. Më pas Milva Ekonomi e mori këshilltar të turizmit. Për cfarë mund ta keshillojë ministren, ky djalë?!”

Ps. Rubrika @shkruaj në dritare është e hapur për çdo informacion, shkrim, ide, nga publiku. Ne i botojmë edhe kur nuk mendojmë si ju, si në këtë rast./Redaksia dritare.net

1387258a-8479-4c39-ab53-25fadc1b7b7f (1)

2 Comments

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*