Ne ecim nëpër rrugët e mbushura me qelq…

Zhgënjime, plagosje, dhimbje dashurie dhe dhimbje jete. Dhimbje që përsëritet prej gabimeve. Sepse ne ecim nëpër rrugët e mbushura me qelq të thyer. Harrojmë plagosjen dhe ecim sërish mbi të. Një poezi për dhimbjen, në këtë ditë dashurie.

Ecim nëpër rrugët e mbushura me qelq të thyer
Të trembur se plagët nuk do të na mbyllen kurrë
Të jetosh me frikë si fëmijë për të hedhur hapin tjetër
Të mendosh se qelqi del me qelq.

Kur mendojmë se plagët janë shëruar
Një therje të rëndë ndjejmë që shpirtin kaplon
Ai qelq që kemi marrë në të shkuarën
Në mish është futur thellë e më thellë.

Kaq herë mallkojmë këtë rrugë të shkretë
Që gjithmonë me vetëdije kemi marrë
Ashtu zbathur dhe me gjakun që pikon
Si dreqin nuk mësuam se mbi qelq të thyer ecet me këpucë?!

Nga Ervis Shehaj

*Shkruaj në Dritare, është rubrika e hapur për publikun. Secili nga ju lexues të nderuar, mund të na çojë shkrimet e tij.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*