Çfarë thanë Braçe, Ruçi, Frroku etj. për mitingun

Frroku nga Puka: Qyshse ka fillu me sha Erjon Braçja, nuk ka ma lezet as e shamja e as e ramja.

Sali Berisha: Po më pëlqen kjo puna e çadrave, veç ça t’i bëj prostatës se nuk kisha ikur prej këndej.

Lulzim Basha: Dreq o punë, u nisa me mendje të bëja gjysmë ore miting, pastaj doktori vendos të rrimë këtu, tani prit kur ti shpiket ndonjë gjë tjetër. Shyqyr që është me turne.

Dem Dollapi: Mitingut pa antitank na i thojmë balet.

Qazimi nga Tropoja: Edvin Rama ta dhjet mitingun. Ti shkon në datën 18 ti thuash “Edi ik”, ai ka ikur që në 16!

Gramoz Ruçi: Mitingu i leshit. Mitingje ishin ato tonat, kur ishte Fatosi në burg që me një bilbil mblidhnje 50 mijë vetë. Këta me para dhe pa të shohim.

Gëzimi nga Skrapari: As e kam idenë se çfarëv bëhet e çfarë thuhet. Na thanë ata të partisë që t’iu japim një dorë këtyre të PD-së se me forcat e tyre mezi e mbushnin deri tek ura, prandaj erdha. I cilës parti jam? Epo nuk do t’i themi të gjitha tani!

Ilir Meta: Ça ka ndodhur, ka bërë miting PD-ja? Nuk e kam vënë re se po lexoja gazetat. Po mirë o flori le ta bëjnë, kusuri që lanë pa pushim ato çupat e policisë. Do rrinë me çadra para zyrës time? Kjo po që është problem. Kush duron qebapët dhe pilafin që do shpërndahet.

Edi Rama: Pse vetëm unë të paguaj darkë tek “Krokodili”. Ta paguajë dhe Basha tani.

Erjon Braçja: Ohu, ça pyt ti mi? Më ka gjetur belaja, se kur i rrija afër Tom Doshit nuk ia u mbante b*tha këtyre b*leve të PD-së të më afroheshin. Kurse ky Ulësi Manja nuk kishte reflekse fare. Tani ose duhet të afrohem me Tomën, ose të mbyll gojën. Po mbylla gojën nuk më pjerdh njeri se jam gjallë dhe më heqin nga lista. Ky është hall.

Erjon Veliaj: Shpejt më sillni një fletë gjobë për ndotje ambjenti nga mitingashët. Firmën do ta hedh vetë në emër të ndonjë polici të LSI./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*