Çfarë i tha Baton Haxhiu, Lulzim Bashës, dhe si ndërkombëtarët përkrahin protestën

Duam të sqarojme gjithë mediat dhe opinionin publik se shpifjet e vazhdueshme të klikës qeveritare lidhur me përkrahjen ndërkombëtare, që ka protesta e shqiptarëve nuk qëndrojnë.
Vetëm në tre ditët e para ne kemi pasur takime të rëndësishme me figura të shquara ndërkombëtare dhe ambasadorë të huaj që janë të akredituar në vendin tonë.
Ne kemi përkrahjen e e fuqishme të personaliteteve si ambasadori italian. Nuk është e vërtetë që Enno Bozdo e kishte gënjyer duke i thënë që ka një panair makaronash në bulevard të cilin duhet ta vizitonte. Ai e dinte shumë mirë që aty po protestonin dhe Enno ishte një ndër liderët popullorë të protestës.
Ne kemi përkrahjen e Kurt Flencheshtein i cili erdhi posaçërisht që t’i kërkonte banditëve të dorëzonin çelësat e pushtetit, madje do të vizitonte edhe çadrën tonë, por mungesa e tualetit në çadër, e pengoi. Dua të theksoj se pavarësisht presionit nga Vllahutin, ai mbetet një përkrahës i vendosur i protestës.
Po kështu, kam marrë siguri nga përfaqësuesi Kosovës Baton Haxhiu, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Rama, që përkrahja e biznesmenëve serbë të miellit do të jetë e plotë.
Edhe unë e sigurova se pas ardhjes tonë në pushtet, do të vazhdojmë ti ushqejmë shqiptarët me të njëjtat krunde serbe si deri tani.
Ne kemi përkrahjen e fuqishme të zonjës Doris Pak, e cila na sqaroi që tani që është në pension dhe nuk e pyet as administratori i pallatit ku banon në Gjermani, ndaj do të vijë këtu në Shqipëri të pleqërojë .
Do të doja të përmendja edhe mbështetjen e ambasadorit amerikan, por nuk ia vlen pasi ai e bën për servilizëm që si sorroist që është, mos t’i themi Trumpit që t’i verë drunë.
Në ditët në vazhdim komunikatat tona do të përcjellin përkrahjen nga personalitete të tjera të botës.
Ju sigurojmë se shumë shpejt shqiptarët do të shpëtojnë nga zgjedha e banditëve dhe do ju rikthejmë frymën e lirisë të viteve 2005-20013. Vetë prezenca e Sali Berishës është një garanci për këtë./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*