Armina rrëfen historinë e propozimit publik të Shkëlzenit: Unazën e kam marrë

Ishte statusi i Shkëlzen Berishës ditën e Shën Valentinit që i bindi të gjithë se ky ishte një propozim publik i tij për martesë me Armina Mevlanin.

Mirëpo Armina sqaron se nuk ishte plotësisht ashtu. Dedikimi i partnerit të saj, ndryshe nga herët e tjera, ishte një deklaratë publike dashurie, pavarësisht se Armina thotë se janë një çift i rezervuar.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Armina rrëfen se në fakt propozimin për martesë, ashtu si edhe unazën, ka pak kohë që i ka marrë.

Ky propozim në rrjetin social ishte diçka e papritur edhe për të pasi ata kanë dashur që disa gjëra t’i mbajnë intime: “Unë e kam marrë propozimin. Ky propozim ishte diҫka pak më publike nga ana e tij, që unë nuk e prisja. Unë prisja një urim më të zakonshëm, por më intim,” – tha Armina.

Edhe për unazën, Armina tregon se tashmë e ka marrë atë: “Unazë nuk ka pasur në këtë rast, sepse edhe unazën e kam marrë, por kam dashur që disa gjëra t’i mbaj private. E mbaj vetëm në raste të veҫanta…” – tregon Armina duke shtuar se unaza simbolike është një shenjë që do ta ҫojë ҫiftin në hapat e tjerë të marrëdhënies së tyre: “Është një unazë e thjeshtë, në një formë luleje që për mua do të thotë shumë… Një tregues që do të thotë se jemi drejt një hapi të rëndësishëm në marrëdhënien tonë…”/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*