Frazat pikante të javës së parë të protestës

Flamur Noka. Ç’a lesh proteste është kjo? Ed Rama të paktën e hodhi një herë Taulant Ballen mbi polica. Ne nuk e hodhëm asnjëherë Eno Bozdon të paktën mbi strehën e kryeministrisë.

Rama. Unë i mbajta ata të mitë 19 ditë në grevë urie dhe nuk morra dot pushtetin. Kurse këta as me të ngrënë e të pirë nuk ju mbajnë nervat një javë. Dhe duan qeverinë pastaj. Po unë me këtë lloj proteste i mbaja socialistët 8 vjet para kryeministrisë.

Meta. Kam filluar dhe mësohehem me ta. Qyshse vij në mëngjes interesohem si janë. Edhe dixhejin e rregulluan, qyshse ndërhyri Abi që donte Bob Marleyn. Vetëm se këta nuk bëjnë as për roje se nuk duronin as një natë pa gjumë. Lere pastaj duan dhe pushtet.

Berisha. Kur ja shpjegova Flankenshtejnit punen e Sorosit, mbeti i habitur dhe më falenderoi shumë që e paralajmërova. Të kam mik, më tha. O do ta shkatërroj atë pis pisi dhe këlyshin e tij këtu në Tiranë ose nuk vdes.

Basha. Sapo fola me Trumpin dhe i thashë ti heqi vizat Ramës dhe Tahirit. Më tha qe do ta bëj menjëherë, se fjala jote është ligj për mua. Po, po, kështu më tha. Vetëm se do të zgjasë pak kohe se ka ca sorroista tek departamenti i shtetit që nuk ja dëgjojnë fjalën. I thashë se do ti çoja një kopje të ligjit 24/1 me të cilën hoqëm dikur komunistët nga puna dhe Altin Goxhajn, se ai ka nuhatje të paparë të dallojë sorroistat. Më falenderoi shumë.

Frroku nga Bathorja. Jena tuj ardh ngapak darkave knej pari, se këta tiransit me forcat e tyne nuk mbushin dot një çadër ushtrie. Knaqna edhe tuj ndigju kang me çifteli, se kshtu lloj kangsh nuk i ndigjon ma as në Bathore. Nuk i ndigjo or ti, se këta fëmijt tanë janë ba tiransa tani dhe dojn kang moderne. Kurse këtu shyqyr zotit, kangë me çifteli ose majakrahit, pite me salc a pica si po i thojni ju, e birra. Mirboll shtyhet./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*