Kreshnik Spahiu rrëfen përjetimin kur e goditën

Ishte një mnoment kur askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Ky djali që mu afrua se çfarë foli nëpër dhëmbë dhe më goditi me grusht disa herë. Në momentin e parë nuk dija se çfarë të bëja. Mendova të përdor një herë energjinë time elektromagnetike dhe ta shpërbëja fare. Por pastaj ndërrova mendje pasi kam harxhuar shumë prej saj qyshse ngrita në këmbë atë sakatin në Dibër. Nuk duhet ta shpërdoroj karmën time. Më duhet ta ruaj për zgjedhjet ose qeverinë teknike.
Më vonë më informuan se ai tipi ishte fans i doktorit dhe kishte kujtuar se unë kisha shkuar për ta arrestuar. Ku i gjejnë këta koqe kandari mor aman që i bien në çadër. Këtyre ju ka mbet ora në vitin ‘97.
Në fakt se mos vetëm ai çuni nuk është në rregull nga trutë e kokës. Edhe doktori ka fillu me lajthit. Një hereë thotë filloi revolucioni, herën tjetër thotë do hyjmë në zgjedhje.
Kurse ky Lul Basha nuk më duket në rregull. Ajo puna e tërheqjes zvarrë të Thoma Gëllçit edhe shtyhej, megjithëse ku do gjenim traktor. Por kur tha që të shpojmë gomat e makinave, më shkëlyu gazit. Ishalla nuk i shkon në mendje që të na kërkojë të vjedhim kapakët e pusetava.
Tashti po gjykoj për vazhdimin e protestës. Basha po duket qartë që nuk ka brumë për lider. Ndërsa unë jam tamam për atë punë. Doktorit i ka pëlqyer shumë ideja që hodha unë për të mbyllur kryeministrinë me zinxhirë. Puna është se nuk ka më vullnetarë. Këtu vetëm të hanë pica e kanë mendjen dhe i këpusin ndonjë dorë muhabet. Lere pastaj kur bën dhe ai Besart Kadia si Ardit Gjebreja dhe bën kuize me emra ministrash se kush është hajdut, vetëm se gjysma e tyre i ngatërrojnë me ata ministrat që kemi në çadër./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*