Lulzim Basha shpjegon lëvizjen e tij MAGA

Ditën e sotme ka pasur spekulime se lëvizja e re MAGA (Bëje Shqipërinë Prapë të Madhe) që unë po inicioj, është marrë nga fushata elektorale e Donald Trump që e çoi edhe në fitore atë. Ata që kërkojnë të bëjnë paralelizma të tillë, kërkojnë edhe t’i ulin vlerat asaj. Por ngjashmëria vjen pikërisht nga qëllimet e ngjashme që unë dhe presidenti Trump kemi me njeri tjetrin.
Shkaku pse unë bëra këtë lëvizje, ka shumë nënshkaqe.
Së pari, të gjithë ne e kujtojmë me nostalgji kohën kur ishim Kështjellë e pamposhtur në brigjet e Adriatikut. E pra, unë do ta bëj edhe një herë Shqipërinë kështjellë, ku do të thyejnë kokën armiqtë e këtij vendi. Do të kthej shërbimin e detyruar ushtarak, do të rihap Kombinatin e Autotraktorëve dhe uzinat. Do t’i bëj thirrje Nar Kokës të kthejë Azotikun e Fierit që e çoi për skrap në kohën, kur ishim aleatë. Do të shtetëzoj hidrocentralet që privatizuam, kur ishim në pushtet. Dhe shumë projekte të tjera.
Po ashtu, do kërkoj që të gjithë jevgjit, romët dhe pakicat me ngjyrë të kthehen në vendet e tyre të origjinës, pavarësisht se kanë ardhur që para 400 vetësh. Për këtë do detyrojmë Egjyptin dhe Indinë t’i marrë prapë. Ata kanë rrutur shumë kriminalitetin, ndaj duhet ti zbojmë.
Do të ngremë mur me Greqinë, në mënyrë që të ndalohet ardhja e emigrantëve grekë të cilët po i marrin vendet e punës shqiptarëve. Nëse Greqia nuk do të pranojë të paguajë, ne do të vendosim sanksione ekonomike.
Do vendosim tarifa doganore ndaj prodhimeve të huaja. Mjaft më duke importuar traktorë nga Kina dhe vendet e tjera. Është koha që bujqit, kuptohet ata që kanë mbetur në fshat, t’i kthehen blerjes së prodhimit të kombinatit të autotraktorëve “Enver Hoxha”.
Brenda këtij viti do të bëjmë zëvendësimin e gjithë autoveturave perëndimore me biçikleta, prodhimi i të cilave do të fillojë në uzinën Tirana edhe njëherë. Kjo do hapë vende pune edhe për gomistë dhe biçiklistë.
Do tw rihap edhe një herë NPV-të në qarqet kryesore në mënyrë që të prodhohen kominoshe dhe shqiptarët t’i kthehen punës.
Gjithashtu mendoj që çdo katër vjet të bëjmë nga një rebelim të vitit ’97 në miniaturë që mënyrë që të përkujtojmë zgjedhjet model të ’96-ës./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*