Foto/ Beqaj bën Check-Up falas, fton qytetarët të përfitojnë

Për të dytin vit radhazi në Shqipëri, qytetarët me banim të përhershëm mund të përfitojnë falas Check-Up. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar për të bërë kontroll në Qendrën Shëndetësore në Tiranë. Beqaj ftoi sërish të gjithë shqiptarët që një herë në vit, pa pagesë, të paraqiten në qendrën shëndetësore pranë vendbanimit të tyre dhe të kryejnë kontrollin bazë.

Ja shkrimi i plotë i Beqajt:

Si çdo qytetar me qëndrim të përhershëm në Shqipëri mes moshës 35 dhe 70 vjeç, që përfiton nga kontrolli bazë pa pagesë i shëndetit një herë në vit, u paraqita për kontroll në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.

Është viti i dytë që përfitoj nga kjo nismë e Qeverisë për të kontrolluar shëndetin #FALAS, e cila ka si qëllim të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm dhe uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të kronike zakonshme dhe të rrezikshme, por që në kohën e sotme, është e mundur të parandalohen.

Ky program realizohet me të njëjtën metodologji dhe cilësi shërbimi në infrastrukturën e 415 Qendrave Shëndetësore, të shtrira në të gjithë territorin e vendit…Nuk është kurrë vonë për t’ju drejtuar një apel për bashkëqytetarët që ende nuk e kanë përfituar nga kontrolli shëndetësor bazë pa pagesë. Lidhja me mjekun e familjes është thelbësore për rritjen e shkallës së besueshmërisë dhe profesionalizimit, si dhe ofrimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz. Zbulimi i problematikake shëndetësore në fazë të hershme, padyshim, e ul riskun e gravitetit të një sëmundjeje, e bën jetën cilësisht më të mirë dhe rrit besueshmërinë e pacientit te mjeku.

Ftoj sërish të gjithë shqiptarët e kësaj grupmoshe, që një herë në vit, pa pagesë, të paraqiten në qendrën shëndetësore pranë vendbanimit të tyre dhe të kryejnë kontrollin bazë.

Kontrolloni shëndetin pa pagesë!

“Check-Up” ofrohet për çdo person mes moshës 35 dhe 70 vjeç pranë qendrës shëndetësore të vendbaniminit!

Kontrolli Shëndetësor Bazë 35-70 vjeç parandalon sëmundje, shpëton jetë!

 

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*