Letra e Kuvendit të Kurveleshit drejtuar Edi Rames per Tahirin

I dashur Kryetar
Ne banoret e Kurveleshit detyrohemi te shkruajme kete leter dhe te tregojme qe jemi hatermbetur me veprimet e fundit qe ke ndermarre ne qeveri. Mos u merakos se nuk e kemi llafin per problemet ekonomike. Ate e di partia.
Por e kemi fjalen per heqjen e ministrave dhe konkretisht te djalit tone, Sajmirit.
Gabove ketu krietar.
Ti e di qe ne jemi krahine me tradita. Kemi nxjerre ministra e deputete pa fund. Asnjeri nga ata nuk e çante koken per ne pasi zgjidhej. Merrnin shtepi ne Tirane, zinin dhe dashnore e nuk kujtoheshin me se nga vinin. Edhe ky dhendri yne qe eshte andej nga PD-ja, kur ishte minister i transporteve, mezi beri nje cope rruge nga Progonati ne Nivice dhe e hoqen. Nuk na ecen ne si krahine.
Thame se na qeshi buza kur bere Sajmirin. Vertet ai kishte lindur ne Tirane, por nuk na hiqte kurre nga mendja. Ne tre vitet e tij ja pame hajrin bujqesise. Ate pak toke qe kemi e mbillnim me hashash, dhe hiq vitin e fundit, ato te tjerat jemi ndare mire me para. Ndonje djale qe nuk ja thoshte per bujqesi, e vishte polic, dhe keshtu qe nuk e ndjeme krizen keto vite.
Por me kete qe bere, na preve krahet. Ne votem do ta japim prape se nje fjale kemi dhe ne e kemi bere me besa besë qe me ’41-shin. Por edhe ti shikoje pak kete pune.
Me bese,
Kuvendi Kurveleshit/dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*