Luftar Paja: Ja çfarë u them atyre që duan të ndalojnë filmat dhe të më bëjnë anonim!

Së fundmi në rrjetet sociale dhe media ka shpërthyer debati për ndalimin ose jo të filmave shqiptarë të prodhuar në periudhën e komunizmit. Iniciator i kësaj ideje ishte shkrimtari Agron Tufa, kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, pasi sipas tij ishin të dëmshme për shëndetin moral të shoqërisë.

Për këtë temë ka reaguar edhe aktori i njohur Luftar Paja i cili i quan sulmuesit e filmave edhe si rrënues të historisë. Paja i sfidon duke u thënë se nëse prodhojnë filma më të mirë se ata që janë prodhuar, atëherë ai do të bashkohet me ta për ndalimin  e filmave.

“Pas vitit 1990 ky sulm ndaj kinematografisë është më i turpshmi që kam parë dhe dëgjuar. Pse e them këtë? Nuk sulmohen vetëm artistët që bënë atë art të madh e të papërsëritshëm, por sulmohen dhe fyhen në mënyrë të paimagjinueshme të gjithë qytetarët e këtij vendi që janë edukuar me ata filma dhe vazhdojnë t’i pëlqejnë ata. Këta që sulmojnë kinematografinë janë njëkohësisht rrënues të historisë. Historia kë etapat e veta që nuk mund të zhbëhen.

Këta thonë të bllokohen filmat. Po me veprat e Ismail Kadaresë e të Dritëro Agollit çfarë do të bëhet? Prite kur të dalin ndonjë ditë këta myteberë që të ndalohen të gjithë autorët e kohës së realizmit socialist, pavarësisht se pa ata nuk mund të imagjinohet historia e kulturës sonë kombëtare.

Më ka pëlqyer qëndrimi i Pëllumb Kullës në lidhje me krijimtarinë e tij të kohës së diktaturës. Nuk u heq asnjë presje atyre që kam krijuar, tha Pëllumbi, pavarësisht se shumica e krijimtarisë së tij është e mbushur me ballistë e komunistë. Po kështu ka deklaruar edhe i madhi Dritëro Agolli kur ishte gjallë dhe nuk i ndryshoi veprat e tij.

Kështu është sjellë me krijimtarinë e tij gjigante Ismail Kadareja e të gjithë autorët seriozë të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare.

Por le të shtrojmë një pyetje të thjeshtë: Kush janë këta që e ngrenë këtë çështje? Janë ca anonimë që nuk i njeh kurrkush. Ata kërkojnë të na bëjnë anonimë.

Unë Luftar Paja u them: Bëni ca filma më të mirë nga ata që kemi bërë ne dikur dhe unë do bashkohem me ju t’i ndalojmë filmat që doni ju”, thotë aktori i njohur për gazetën Dita.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*