Receta, mish pule me fasule dhe misër

Një recetë e shëndetshme, pa yndyrë dhe me pak kalori. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes së këtij vakti shumë të shijshëm.

Përbërësit:
200 gr fasule (të konservuara)
4 copa mish pule
1 lugë gjelle djathë parmixhan
½ filxhan çaji misër
1 degë domate qershi
½ filxhan kafeje borzilok
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper

Përgatitja:
Vendosni një tigan në zjarr me ½ lugë gjelle vaj ulliri dhe renditni në të mishin e pulës.
Hidhni mbi to kripë dhe piper të zi dhe gatuajini për disa minuta.
Ndërkohë, në një tigan tjetër me vajin e mbetur të ullirit shtoni fasulet, misrin dhe domatet qershi.
Gatuajini për 3 minuta dhe më pas hidhni në të djathin dhe borzilokun.
Shtoni edhe mishin e pulës, lërini edhe për 5 minuta dhe më pas janë gati për t’u shërbyer./shije

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*