Supë detoks me kastravec dhe avokado

Kjo recetë supe detoks me kastravec dhe avokado pastron trupin tuaj nga të gjitha toksinat. Për më tepër e keni gati në më pak se 5 minuta dhe shërbehet e ftohtë.

Përbërësit:
1 kastravec
1 lugë gjelle qepë
1 avokado
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle uthull molle
1 filxhan kafeje ujë
¼ lugë gjelle kripë
¼ lugë çaji spec djegës pluhur
Piper i zi

Përgatitja:
Qëroni kastarvecin dhe avokadon dhe prejini në copa të vogla. Vendosini ato në një blender sëbashku me qepët e copëtuara.
Hidhni më pas në të edhe vajin e ullirit, lëngun e limonit, uthullën dhe ujin.
Shtoni pak kripë, piper dhe specin djegës pluhur. Lërini derisa të merrni një përzierje homogjene.
Hidheni në një tas qelqi dhe shërbejeni në moment./shije.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*