Ngjela: Vettingu do të bëhet me patjetër. Zgjedhjet do të shtyhen me kërkesë të SHBA

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se Vettingu do të bëhet patjetër para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas Ngjelës, ambasadori amerikan Donald Lu e ka garancinë se ngritja e Komisioneve të Vettingut që i hap rrugë zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të votohet para zgjedhjeve të qershorit. Ngjela ka deklaruar se ‘’një çadër inkriminuar, nuk mund të mundë politikën amerikane’’. Avokati i njohur u shpreh gjithashtu se Basha nuk mund të bllokojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përplasja PS-­LSI, pas raportit të DASH. Pse ky raport ishte betejë përplasje?

Nuk mendoj se është një përplasje, por deri tani është menduar sikur Tahiri është hequr nga LSI gjë e cila nuk është e vërtetë. Heqja e Tahirit nuk ka qenë kusht. Pas eliminimit të Tahirit, erdhi raporti i DASH dhe ata sulmuan një ministër të sulmuar. I japin të kuptuar opinionin publik qe raporti i DASH eliminoi ministrin e Brendshëm.

Lu e dha një qartësi se ishin dy hipoteza të Ramës, Meta dhe faktori ndërkombëtar? Lu tha se duhen energji të reja për luftuar krimin?

Problemi është që duhet të kemi parasysh një gjë, ju e konsideroni heqjen e një ministri një gjë të rëndësishme popullore. Heqja dhe vendosja është përgjegjësi e kryeministrit. Ajo që thoni ju mund të jetë serioze, por nuk ka rëndësi fare për momentin sepse nuk është atje kriza. Kriza nuk është Tahiri, por vettingu.

Ju nuk e quani përplasje LSI­-PS?

Sipas optikës time, duan të thonë se ky ministër është larguar për kanabisin. LSI­-ja i bën një mbrojtje qeverisë, por jo ministritit.

Marrëdhënia e dy partive deri në zgjedhje nuk ka luhatje? A do shkojnë në zgjedhje së bashku si koalicion?

Ajo është një problem tjetër, nuk ka lidhje me Tahirin. Nëse do shkojë në zgjedhje me LSI­-në nuk do i fitojë zgjedhjet Rama. Meta është bllokues i madh, dhe është partner i Saliut, sepse e kanë hallin e përbashkët.

Lu ka thënë se 2017 do të jetë një vit i mrekullueshëm?

Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim për Reformën në Drejtësi. Kësaj reforme nuk ishpëton asnjë palë. Edhe shtypi grek ka ka një version kundër aleancës shqiptaroamerikane.

Amerika është e angazhuar për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Shikoni edhe çështjen e ushtrisë në Kosovë. Dy herë kam thënë në emisionin tënd që kërkohet të krijohet një treg ballkanik. Dje Hahn doli edhe e tha. Pse nuk thatë që e ka thënë Ngjela? Tregu do e ketë qendrën në Tiranë. Ja edhe këtë po e zbuloj.

Ju insistoni tek Vettingu, por Vettingu ka mbetur tek një moment i bllokuar mendoni që do finalizohet zhbllokimi?

Nëse Saliu është aq i fortë sa të mbajë frymën antiamerikane në të gjithë opozitën, këtë do ta shohim ne. Nëse do vihet kushti, ose qeveria ose vettingu, do ikë qeveria. Lu e ka garancinë se vettingu votohet para zgjedhjeve. Ju mendoni se politikën amerikane do e mundë një çadër që janë me 40% të inkriminuar? Nuk ndërron politika amerikane, për 4 të korruptuar që kanë mbledhur në çadër edhe disa persona të tjetër të korruptuar.

Ju shikoni që në ardhme të afërt që të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan?

Maqedonia konceptohet që pa shqiptarët nuk mund të jetë. Nuk janë të gjithë sllavë ortodoksë në Maqedoni. Janë shqiptarë të deklaruar sllavë, por ata e dinë që nuk janë sllavë. Problemi i popullsisë në Ballkan, është shumë i ngatërruar por shumë në favor të Shqipërisë. Edhe në Mal të Zi, ka shqiptarë të skllavizuar.

Deklarata e Ruçit, po synohet ’97? Kemi një ngjashmëri me vitin ’97?

Presidenti nuk mund të bllokohet, as Kuvendi nuk mund të bllokohet sepse kanë shumicë të cilësuar. Zgjedhjet shtyhen me kërkesë amerikane.

Do të ketë zgjedhje më 18 qershor?

Mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Shenjat tregojnë që nuk i përmbushin kriteret për të pasur zgjedhje normale. Kjo jo sepse nuk është opozita, por për shkak të Reformës në Drejtësi.

Juridikisht çfarë ndodh me mandatin e qeverisë, nëse nuk ka zgjedhje?

Unë dje mora shembullin që mund të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht se Kushtetuta është shumë e rreptë. Por Kushtetuta ka gjendjen e jashtëzakonshme. E mora si shembull se gjenden mundësinë nëse ka konsensus mes dy palëve. Kur nuk ka hapësira Kushtetuese, ke Gjykatë Kushtetuese. Çështja është e thjeshtë, është një krah që nuk e pranon Vettingun se ka frikë se penalizohet, dhe nga ana tjetër është politika amerikane që do të ushtrojë forcën e saj. Ata lodhen kot ndaj faktorit amerikanë.

A ka forca politike që mund të zëvendosojnë kastën e vjetër?

Partitë nuk ndryshojnë, janë asete kombëtare. Liderët ndryshojnë. Unë mendoj që fakti që të gjithë i dalin kundër Reformës në Drejtësi, kanë frikë nga kjo reformë.

A mund të bëhen zgjedhjet pa PD­-në?

Nëse do e pyesnim për një koncept gjeneral, të drejtat jepen por nuk shkelen. Ai thotë që do manipulojnë zgjedhjet, por pushtetin gjyqësor e ka Saliu. Ai e ka sistemin gjyqësor të korruptuar dhe ka frikë? Por politika amerikane nuk mund ta përfilli këtë gjë.

Keni një koment për letrën e 6 senatorëve?

Nuk kanë ndonjë vertëtësi.

E ardhmja juaj në zgjedhje?

Kam disa skema por nuk i kam shpallur.

Jeni insistues në Reformën në Drejtësi, ju merr mendim Rama për këtë kauzë?

Nuk kam marrëdhënie partnership me Ramën, sepse më ka shkelur marrëveshjen.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*