Ja për kë e la bashkëshorti, Monika Beluccin!

“Kur dashuron, nuk zgjedh. Përndryshe nuk është dashuri. ”Kështu shprehet për romancën e saj me aktorin Vincent Cassel, modelja 19-vjeçare Tina Kunakey. Në një intervistë me “Vanity Fair” bukuroshja kaçurrelëse që ka marrosur ish-bashkëshortin e Monica Bellucci-t, rrëfeu se ajo as që e kishte idenë se kush ishte ai kur janë takuar për herë të parë. “Nuk e dija fare kush ishte. Herën e parë që dolëm bashkë u habita shumë që njerëzit rreth e rrotull e njihnin dhe bëra batutën që Vincent ma kujton gjithmonë. I thashë: ‘Po ti qenke më i famshëm se Rihanna. Çfarë bën në jetë?’”- u shpreh Tina, duke shtuar se i dashuri 50-vjeçar i kushton vëmendje gjatë gjithë kohës.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*