15-vjeçarja denoncon dajën: Më përdhunoi kur isha 9-vjeçe

Policia e kryeqytetit ka nisur verifikimet për një rast të dyshuar abuzimi seksual me të mitur, pas një kallëzimi që një vajzë 15-vjeçare ka bërë në Komisariatin nr.3. Vajza, e shoqëruar nga e ëma dhe në prezencën e një psikologeje, ka denoncuar për përdhunim dajën e saj, 31 vjeç.

Burime nga Policia thanë se paraprakisht janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit me iniciale F.S., daja i së miturës dhe pritet akti i ekspertimit mjekoligjor për të vijuar më tej hetimet.

Nga ana tjetër, Policia tha se janë përballë dy versioneve të kundërta, atij të të miturës dhe nënës së saj, që pretendojnë për një abuzim seksual të ndodhur para 9 vitesh dhe versionit të të dyshuarit, i cili mohon kategorikisht ngjarjen.

Ai pretendon se denoncimi është një hakmarrje e motrës së tij, për shkak të një konflikti pronësie që ata kanë të trashëguar, nga ana tjetër, vajza 15-vjeçare këmbëngul që thotë të vërtetën.

Në deklarimin e saj, adoleshentja ka shpjeguar se kur është abuzuar seksualisht nga daja i saj, ajo ka qenë 7 vjeçe dhe nuk ishte në dijeni me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Veç të tjerash, ajo ka treguar se daja, në atë kohë 22 vjeç, i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur.

E frikësuar, vajza ka thënë se nuk ka mundur t’i tregojë të ëmës, derisa ajo së fundmi kishte filluar të dyshonte vetë. Nëna e minorenes është shprehur në Polici se dyshimet e saj kishin filluar kohët e fundit, kur i vëllai ishte kthyer nga emigracioni, pasi prej vitesh nuk ndodhej në Shqipëri.

Ajo kishte filluar të shihte me dyshim veprimet e së bijës, sa herë që daja u shkonte për vizitë në shtëpi. Vajza gjithmonë u shmangej takimeve me të dhe asnjëherë nuk qëndronte në të njëjtin ambient kur ai ishte në shtëpi. Nëna e 15-vjeçares është shprehur se e kishte pyetur disa herë të bijën, derisa ajo ka vendosur t’i tregojë se çfarë kishte ndodhur 9 vjet më parë.

Menjëherë më pas ajo ka vendosur që të paraqitej në Polici dhe të denonconte të vëllain për abuzim seksual me të bijën. Pas marrjes së kallëzimit nga ana e Policisë, pritet që Prokuroria e Tiranës të bëjë një analizim të ngjarjes dhe të përcaktojë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Veprimi kryesor, sipas Prokurorisë, ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi nëse vajza është e defloruar. Në rast se ky test rezulton pozitiv, sipas Prokurorisë, ekspertëve do t’u kërkohet përgjigje në lidhje me kohën e deflorimit të vajzës. Po kështu, pritet që i akuzuari dhe kallëzueset të rimerren në pyetje në lidhje me ngjarjen./panorama

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*