Aksidenti i rëndë, rrëzohet avioni me 44 pasagjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Sudanin e Jugut. Një avion me 44 pasagjerë në bord është rrëzuar. Nga raportimet e para u bë e ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti, por pas konfirmimeve të mëtejshme është bërë e ditur se kanë shpëtuar 14 vetë. Personat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën është shprehur Ministri i Informacionit, Bona Gaudensio. Avioni i South Supreme Airline u rrëzua në aeroportin Ëau, rreth orës 15:00 me orën lokale. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në fotografitë e postuara në rrjete sociale mund të shihet avioni i përfshirë thuajse tërësisht nga flakët. Një punonjës i ndihmës së shpejtë tha për Reuters se nuk ka viktima.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*