Aktori i njohur vë në pozitë të vështirë Arian Çanin: Kur u bë edhe Arian Çani tirons

Gjatë spektaklit “Your Face Sounds Familiar” ka nisur një debat midis gazetarit të njohur shqiptar Arian Çani (i cili është i pranishëm në rolin e anëtarit të jurisë) dhe aktorit të mirënjohur Herion Mustafarai, i bërë i famshëm si “Beni ecën vetë” për hir të filmit ku ai ka luajtur në moshë të vogël.

Herioni kishte për të imituar të ndjerin Dr Flori me këngën e “Ku ka si Tirona”. Kur mbaroi e gjithë salla po duartrokiste dhe brohoriste “Tirona, Tirona, Tirona”. Por aktori i është kundërvënë publikut, duke ju thënë:

“Ore kur u bëtë ju të gjithë nga Tirona. Kur doli ‘Valla e Kukësit’, ju të gjtihë në këmbë si të ishit nga Kukësi. Del kënga ku ka si Tirona, por prapë të gjithë ‘Tirona, Tirona…’. Pse më të gjithë tironsa jeni ju. Apo s’keni faj… Kur u bë edhe Arian Çani tirons…, pse të mos bëheni edhe ju…!”, deklaroi Herioni, duke thumbuar disi edhe gazetarin e njohur, që duket se nuk e priti dhe aq mirë këtë gjë.

I pyetur se nga ishte, Çani nuk preferoi të përgjigjej nga Gjirokastra, por tha: “Unë ‘katunar’ jam, fshatar jam. Bravo Herion që ma kujtove se jam fshatar dhe nuk jam ‘tirons’”.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*