Basha i përgjigjet pyetjes për trafikun, me Çufon dhe Bubin Kaçurrel

Ndërsa u pyet në “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, për bllokimin e qarkullimit rrugor me vendosjen e çadrës në bulevard, Basha tregoi filmin vizatimor të Çufos dhe historinë e tij me mollët. Ai tha se këtu nuk bëhet fjalë për qarkullim rrugor por për çështje më madhore.

“Për çështjen e qarkullimit rrugor, nuk do të futem gjatë se nuk e meriton, por më kujton filmin kur kapet derrkuci Çufo duke ngrënë mollët. E kapin për veshi dhe Çufoja i thotë: Më ndale qarkullimin  e gjakut. Ndërsa ai i kthehet: Mor bukurosh, më duket se të ndala qarkullimin e mollëve.

Këtu nuk është çështje e qarkullimit rrugor por e demokracisë, e zgjedhjeve. Ne do të ndalim qarkullimin e krimit në politikë, do të ndalim qarkullimin e drogës”, tha Basha./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*