Basha zbulon kush do të drejtojë “Çadrën e Lirisë” gjatë vizitës së tij në SHBA

Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare nga Rudina” në Vizion Plus, i pyetur  nga gazetarja Anila Basha se kush do të drejtojë “Çadrën e Lirisë” gjatë vizitës së Bashës në SHBA, ai dha një përgjigje që shkaktoi jo pak të qeshura.

“Ata që e drejtojnë edhe kur unë jam këtu, fryma e shenjtë e besimit në zgjedhje të lira dhe të ndershme në liri dhe demokraci…qytetarët”, u përgjigj Basha duke vënë buzën në gaz.

E pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga se me kë parti po zgjerohet, Basha u përgjigj, “Është një parti që është bashkuar kohët e fundit, Partia Europianiste për Integrim që përfaqëson interesat Rome dhe Egjiptiane, që ka qenë në koalicionin e Ramës por që s’bëri asgjë për to”. Më tej Basha shtoi se Partia Europianiste për Integrim  është partia e 25 që i bashkohet koalicionit të Partisë Demokratike.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*