Debaton me gazetaren, Lulzim Basha : Mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha në një lidhje direkte në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, ka replikuar me gazetaren, Anila Basha. Ajo e ka pyetur Bashën se pse e ka lënë partinë pa kryetarë nëpër rrethe dhe si do hyjë në zgjedhje. Basha: Mos bëj cic mice, mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD dhe merre ti në dorë drejtimin e PD. Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-­ve nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje? Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj. Teksa në një moment replikash kur Basha përmendi mediat pranë qeverisë, gazetarja ia ktheu: Më keni dhënë dhe ju lekë zoti Basha kështuqë nuk eklipsohem nga kjo.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*