Dekretimi i Xhafajt/ Basha mbron Nishanin: Bëri një akt atdhetar

Në një lidhje live nga çadra e opozitës, kreu i opozitës Lulzim Basha, tha në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus se nuk do të rikthehet në Parlament për të penguar votimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Asnjë kauz nuk do na kthejë në Parlament, përveç kauzës sonë për zgjedhje të lira demokratike dhe qeveri teknike”.

Ndërsa për rolin e Nishanit dhe dekretimin e Xhafajt, Basha tha se presidenti bëri detyrën dhe një akt atdhetar.

“Roli i presidentit nuk është tërësisht formal  është edhe kushtetues se ka disa interesa për të mbrojtur. Presidenti mori vendimin e duhur kushtetues. Bëri edhe një akt atdhetar duke i bërë thirrje partive politike që të mos e votojnë ministrin e ri”, tha Basha./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*