Denoncimi: Vdes pronari i firmës, banorët e pallatit përfundojnë punimet vetë

Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News ka trajtuar një problem shqetësues të banorëve të pllateve “Hawai” në Durrës. Ky bllok pallatesh është ndërtuar në vitin 2000 nga firma “Hawai”, por pronari i firmës ndërroi jetë. Pas këtij momenti firma shpalli falimentin dhe më pas banorët filluan të përfundonin punimet në shpezimet e tyre.

Banorët e këtyre pallateve mbledhin lekë për të shtruar trotuaret, për të lidhur ujin dhe energjinë. Pavarësisht këtyre, punimet në këtë bllok pllatesh nuk kanë të mbaruar.

Për mikrofonin e BOOM banorët shprehin shqetësimin se shteti nuk i ka ndihmuar.

Nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve shpjegoi për BOOM se banorët duhet të kenë kujdes dhe nuk duhet të nisen nga çmimi i ulët. Ai tha se 10% e kestit duhet të paguhet kur merret çertifikata e pronësisë.

Investigimi i BOOM

Banorja:  Ky pallat ka leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi. Ka vdekur arabi na ka lënë përgjysmë, të gjitha lekët i kemi paguar që në fillim. Kemi futur ujin vetë, instalimet i kemi bërë vetë. Ashensor, jo, oborri jo, hipotekat jo, fasada jo, uji jo, drita jo.

Banorja: Atje lart është uji i ndotur, shkurre..Shkarkime nuk ka, ku do shkojë ai ujë. Nuk dimë ku të ankohemi më.

Banorja: Përgjegjësia për këtë është e shtetit, mirë që vdiq pronari, por shteti duhet ta merrte në dorë. Edhe bashkia do të mbajë përgjegjësinë.

Gazetarja: Çfarë po bëni sot?

Banori: Ne sot kemi mbledhur lekë këtu, shumica e të cilëve nuk kanë të hanë bukë dhe kemi blerë tullat zhavorin dhe do ta shtrojmë me forcat tona.

Banori: Këtu do të montohet ashensori, po këtu janë montuar edhe kabinat dhe sahatët. Këtu kemi gjetur edhe fëmijë.

Gazetarja: Keni folur me OSHEE?

Banori: Ne e ngreme probloemin dhe është e njëjta gjë

Banori: Këtu janë puset e ujit që i kam vënë për të marrë ujë.

Gazetarja: Nuk keni linja ujësjellësi ju?

Banori: Linja është aty, por herë vjen dhe herë nuk vjen.

Banorja: Kjo është hyrja e ashensorit, si në kët të parë edhe këtu. I kanë vënë ca dërrasa për siguri të fëmijëve se në verë këtu vijnë pushuesit.

Banori: Këtu ndodhemi në tarracën e pallatit, 15 vjet po bën kjo kështu, një ditë do të bjerë. Mungon sistemi i kullimit dhe katet e para janë të pabanuara

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Meqë firma ka shpallur falimentin dhe në këtë rast ngelet në dorë të banorëve të bëjnë të gjitha punimet sepse nuk ka kush tja marrë përsipër. Banorët duhet të kishin qënë të kujdesshëm që në momentin kur lidhin kontratën me kompnaitë. Njerëzit përpara se të shkojnë dhe të firmosin një kontratë duhet të kishin parë firmën, seriozitetin çfarë ndërtimesh ka bërë më parë dhe çfarë garanci dhe duhet të marrin specialistin për të hartuar kontratën.

Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për një blerës?

Arben Dervishaj, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve: Mos rendin pas çmimit të ulët dhe të harrojnë cilësinë. Nuk duhet të harrojnë cv e kompanisë e cila po bën ndërtimin. Duhet të marrin specialistin, avokatin, inxhinerin i cili duhet ti rekomandojë për kontratën. Pra të hartojë një kontratë e cila duhet të jetë kontratë e mbrojtur që klienti të mbrohet. Një nga mbrojtjet mund të ishte që një pjesë e kesteve të derdhej në fund kur merrej hipoteka. Shumë firma ndërtimi 10% e merr në momentin kur i japing çertifikatën e pronësisë./oranews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*