E joshi me selfie nudo, 38 vjeçaria bën seks të vazhdueshëm me 14 vjeçarin

Një grua e martuar është përballur me dhjetra akuza, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë minoren dhe i ka dërguar foto lakuriq.

Brooke Lajiness pranoi para policëve se abuzoi me 14 vjeçarin deri në 15 herë, më së shumti në sediljet e pasme të makinës së saj.

Lajiness u arrestua nga policia e Michigan, pas denoncimit të mamasë së djalit. Në sallën e Gjykatës ishte edhe bashkëshorti i saj, i cili nuk dha asnjë koment për këtë ngjarje.

Mbi 38 vjeçaren qëndrojnë 13 akuza mbi marrëdhënie seksuale kriminale dhe një në përfshirjen e një minoreni në qëllime imorale.

Gjatë kohës që është në arrest, Lajiness nuk mund të ketë kontakt me minorenë, përveç fëmijëve të vet.

Hetuesit amerikanë janë duke investiguar nëse ka viktima të tjera të cilët kanë rënë pre të Lajiness. / the sun/ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*